13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

ÇDO BUKURI E KA EDHE MË TË BUKURËN BRENDA SAJ !

Më të lexuarat

E bukur është kur me dashuri i shikon shokët e tu të sinqertë, mirëpo edhe më e bukur është kur nuk largohesh nga ta.

E bukur është të jesh afër atij që e do, mirëpo edhe më e bukur është të mos e  humbësh kohën me heshtje.

E bukur është të shohësh dritën në rrugë të errët, mirëpo edhe më e bukur është që të mos harrosh se kush ta ndriçoi atë.

E bukur është të kesh sukses dhe të jesh nga krijesat më të lumtura, mirëpo më e bukur është që atë t’ia japish atij që ishte me ty gjatë tërë kohës.

E bukur është të ngutesh t’i tregosh të dashurit se e do, mirëpo më e bukur është të mos lëkundesh atëherë kur e dëgjon zërin e tij që ta lajmërosh se e do përgjithmonë.

E bukur është të shkruash atë që ta preokupon zemrën, mirëpo më e bukur është të jesh më i sinqerti në mesin e njerëzve e t’i shkruash shpresat e tua me ngjyrën e zemrës tënde.

E bukur është që njeriu të ketë të dashur dhe shok dhe mik, mirëpo më e bukur është që atë mos ta largojnë nga ti situatat e jetës.

E bukur është të jesh i hapur para kësaj bote, mirëpo më e bukur t’i njohësh parimet e tua dhe të largohesh nga çdo gjë që të largon nga adhurimi i Allahut!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit