22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

“Ç’deshte flamuri i Izraelit në protestën e 18 shkurtit dhe pse nuk flet askush për financimet e shërbimeve sekrete serbe në Shqipëri?”

Më të lexuarat

Diplomati dhe publicisti Shaban Murati duke shkruar mbi ditën e protestës së PD-së më 18 shkurt, flet për faktin e çuditshëm, por shumë pak të analizuar të valëvitjes së flamurit të Izraelit në atë protestë.
Murati shtron pyetje por edhe akuzon:
“Për herë të parë në historinë e Ballkanit, të Shqipërisë dhe të demokracisë, në një protestë politike antiqeveritare në mes të Tiranës shqiptarët dolën edhe me flamurin e Izraelit.
Askush në të dy trotuarët politikë, mediatikë, shoqëricivilistë dhe levantinistë nuk dha shpjegim dhe nuk kërkoi shpjegim përse organizatorët e lejuan këtë simbolikë të paprecedent, e cila shtoi listën e shumë gjërave sui generis shqiptare.
Po nëse dikush, larg qoftë, në një protestë politike antiqeveritare në Tiranë të kishte ngritur flamurin e Turqisë, çfarë do të kishte ndodhur në trotuarët politikë, mediatikë, shoqëricivilistë dhe levantinistë shqiptarë?”, .
I shtyrë nga debatet për Sorosin dhe rolin e tij në Shqipëri, Murati ka një tjetër qëndrim, ku përveçse akuzon ata që kanë përfituar nga paratë e miliarderit hebreo-amerikan, ngre edhe pikëpyetjen për mediat që nuk kanë folur kurrë për financimet e shërbimeve sekrete serbe në Shqipëri.
Ja statusi i plotë:
Se sa i mjerë është niveli moral dhe intelektual i “shoqërisë civile” në Shqipëri, e tregon fakti se nga dhjetra shoqata, fondacione, institute, borde dhe figura publike, që Xhorxh Sorosi i ka mbajtur me para për 25 vjet rresht dhe i ka bërë me vila, me apartamente, me shtëpi pushimi në det e në mal, nuk u ngrit asnjeri në mbrojtje të dorës, që i ka pasuruar. Është një dëshmi, ndër të shumtat, se fjala “mirënjohje” nuk banon në fjalorin e gjuhës shqipe.
 2-Përse gjithë kjo fushatë për Sorosin dhe milionat e dollarëve për njerzit e tij në Shqipëri dhe nuk pati kurrë fushatë për Sllobodan Millosheviçin dhe milionat e dollarëve për njerzit e tij në Shqipëri? Mirë, që po bëhen listat për njerëzit e Sorosit në Shqipëri, por si nuk u bënë kurrë dhe nuk po bëhen kurrë listat për njerzit e Millosheviçit dhe të Serbisë në Shqipëri? 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit