20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Çavusoglu: Presim që SHBA-ja t’u qëndrojë besnike marrëdhënieve tona tradicionalisht miqësore

Më të lexuarat

“Ne presim që SHBA-ja t’u qëndrojë besnike marrëdhënieve tona tradicionalisht miqësore dhe aleancës sonë në NATO”, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu…

 

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të hënën se Turqia është ndër vendet më të përshtatshme në botë për të investuar pavarësisht të gjitha llojeve të operacioneve, fushatave të perceptimit.

Shefi i diplomacisë turke iu drejtua të pranishmëve në hapjen zyrtare të Konferencës 10. të Ambasadorëve në Ankara.

Duke u ndalur mbi sulmet ekonomike që po bëhen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet kursit valutor, Mevlut Çavusoglu tha se Turqia është ndër vendet më të përshtatshme në botë për të investuar pavarësisht të gjitha llojeve të operacioneve, fushatave të perceptimit.

“Ne presim që SHBA-ja t’u qëndrojë besnike marrëdhënieve tona tradicionalisht miqësore dhe aleancës sonë në NATO”, tha ai.

Çavusoglu theksoi se SHBA-ja s’do mund të arrijë kurrgjë përmes sanksioneve dhe shtoi: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta dinë se me presion nuk mund të bëhet asgjë. Jemi për diplomaci dhe konsensus, por imponimet e kemi të pamundur t’i pranojmë.”

Ministri i Jashtëm turk vuri në pah se kohët e fundit marrëdhëniet me SHBA-në kanë mbërritur në një nivel të padëshiruar.

“Administrata amerikane shfaqi një qëndrim larg të qenit konstruktiv. Ata s’bënë ndonjë hap konkret në lidhje me organizatën terroriste gyleniste (FETO) edhe pse e dinë që FETO-ja qëndron pas procesit të grusht shtetit të 15 Korrikut. Neve na kërkuan dosjet dhe ne ua dërguam që të gjitha. Lideri i kësaj organizate terroriste vazhdon të jetojë me tërë të mirat në Pensilvani. Jemi të mendimit që ky qëndrim nuk u ka aspak hije. Për më tepër, këtë qëndrim po e vazhdojnë jo vetëm në Turqi, por anembanë botës. Ne presim që ata t’u qëndrojnë besnikë marrëdhënieve të përgjithshme miqësore dhe marrëdhënieve tona në NATO. SHBA-ja vazhdon të jetë konfuze në lidhje me politikën e brendshme”, u shpreh ai.

Çavusoglu tërhoqi vëmendjen se Turqia e ka bërë tashmë pjesën e saj për të rregulluar marrëdhëniet me SHBA-në.

“Është e pamundur që të arrijmë diku me imponime. SHBA-ja duhet ta kuptojë tashmë se nuk do të fitojë ndonjë gjë me sanksione. Edhe nëse shtetet anëtare të Bashkimit Evropian bëjnë hap prapa nga standardet e tyre brendapërbrenda, ne do të bëjmë hapin më të lartë në standardet tona”, sqaroi kryediplomati turk.

Gjatë fjalës drejtuar të pranishmëve në hapjen e Konferencës 10. të Ambasadorëve, ministri Çavusoglu u ndal edhe mbi marrëdhëniet e Turqisë me BE-në.

“Ne presim hapat e tyre për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Po aq sa shtetet anëtare të BE-së, zot shtëpie në Evropë jemi edhe neve. Edhe pse sot është një familje me probleme, Evropa është edhe familja jonë”, përfundoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit