23.8 C
Pristina
Thursday, September 21, 2023

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Më të lexuarat

Njohësi politikës në Ballkan, Janosz Bugajski,  ka folur për situatën në veri të Kosovës, por edhe më gjerë, si dhe për qasjen e administratës amerikane ndaj kësaj situate.

“Kemi pritur një qasje më të mençur nga administrata e Biden-it, duke shkurtuar një pjesë të kontrollit të Serbisë në Kosovë për të rritur numrin e njohjeve por edhe njohjen nga Serbia, jo vetëm njohjen de facto”, deklaroi Bugajski.

Më tej, Bugajski tha se kohëve të fundit po vërehet se ka një lloj tendence të favorizimit të shteteve në rajon si të Kroacisë, Serbisë e Shqipërisë, në vend të Bosnjës, Kosovës, etj. “Pra duke se ka një qasje dyshtresore. Sa më agresiv që je merr më shumë koncesione, ndërsa vendet e vogla nëse je agresiv atëherë vihesh nën presion”.

“Kjo administratë duke i shërbyer dominimit, më shumë i shërben jostabilitetit, më shumë konfliktit e dhunës”, sqaroi më tej Bugajski.

I pyetur se në çfarë pike janë raportet mes Kosovës e SHBA-së pas reagimit të Sekretarit Blinken ndaj situatës në Kosovës, Bugajski tha se për gjendjen e tanishme më së shumti gëzohet Beogradi.

“Ky bashkëpunim do të duhej të riparohej dhe SHBA duhet ta thonë qartë se çfarë nënkupton me ‘normalizim të marrëdhënieve’ dhe si të arrihet atje, që duhet të nënkuptojë njohjen e ndërsjellë, sepse kemi pasur shumë marrëveshje por asnjë lloj zbatimi”, deklaroi Bugajski, teksa shtoi se më pak se kaq do të kemi probleme të përsëritura, sidomos nga ana e Serbisë,e cila do ta destabilizojë situatën dhe do të pengojë çfarëdo lloj marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve.

“Vashingtoni duhet të marrë një hap prapa,  të marrë frymë e ta kuptojë se çfarë po ndodhë. Pra duhet të ulet me të dyja palët dhe të gjejë një marrëveshje”, ishte përgjigja e Bugajskit lidhur me atë se në ç’pikë janë raportet me SHBA-së deh Kosovës .

E për qasjen kritike të administratë amerikane kundrejt Kosovës, Bugajski tha se ky është problemi që kjo administratë po e fajëson një administratë që përpiqet ta zbatojë marrëveshjen, rezultatet e zgjedhjeve, duke shtuar se  nuk mund të mbështesësh demokracinë dhe ta minosh demokracinë në të njëjtën kohë.

“Kjo administratë është nën nivelin e arritjes së politikave kur Biden ishte senator, ku ka këshilluar për politikën në Ballkan, në zgjidhjen e luftërave, parandalimi i konflikteve në të ardhmen, pastaj pavarësimi i shteteve. Pra është tërhequr nga kjo formulë dhe kjo është shumë e rrezikshme”, sqaroi më tej Bugajski.

Ndërkaq për deklaratën e kryeministrit kundrejt Sekreatrit Blinken deklaratën e të cilit e ka vlerësuar si naive, Bugasjki u shpreh se e mbështetë plotësisht.

“Duke marrë parasysh zhvillimet ne Ukrainë e Rusi, pastaj në zhvillimet në rajon përpjekja është për t’u krijuar një Serbi e madhe, ndonëse jo me dhunë, por me presion e dominim dhe kush nuk sheh se çfarë po ndodhë është naiv. Prandaj pajtohem me Kurtin, por them që edhe ai të tërhiqet një hap prapa e ta vë veten në pozitën e SHBA-së dhe të përpiqet të krijojë një argument të tillë, sepse kjo dot ë vazhdojë të ndodhë, pastaj në një moment të caktuar nuk do të arrijë të bëjë një shtensionim të situatës”, deklaroi Bugajski

E për kërkesën e Blinkenit për tërheqjen e institucioneve të Kosovës nga veriu, Bugajski shtoi se e gjithë Kosova ose i përket institucioneve të saj, ose nuk i përket.

“Vashingtoni duhet të vendosë nëse Kosova mund të funksionojë  me institucionet e saj në të  gjithë territorin apo t’i lëmë separatistët të rriten e të financohen nga Beogradi që të bëjnë trazira të tilla”, derisa ai vuri krahasimin me Luginëne  Preshevës, në kërkesat e ngjashme.

“Pra duhet konsistencë, demokraci e implementim të marrëveshjeve sa i përket statusit përfundimtar që nënkupton njohjen e ndërsjellë, dhe nëse nuk ndodhë kjo do të kemi më shumë konflikt”, deklaroi Bugjaski.

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë

Bugajski kritikoi këtë qasje të opozitës, duke thënë se Qeveria është në një presion të madh dhe nuk duhet të sulmohet ajo. Ai këshilloi që opozita të mbështesë qeverinë që të jenë bashkë.

“Tani duhet të kenë unitet kundrejt SHBA-së dhe vullnet për t’u kontrolluar gjithë territori dhe për të ecur drejt normalizimit me Serbinë”, deklaroi Bugajski në RTK Prime.

Ai, më tej shtoi se “një front i bashkuar brenda Kosovës  i ndihmon jo vetëm opozitës si të tillë, bile edhe në Serbi, por ndihmon të gjitha forcat që dëshirojnë ta shohin Kosovën si të suksesshme”.

Shtensionimi i raporteve SHBA- Kosovë

Lidhur me raportet SHBA-Kosovë, Bugasjki shpreh  besimin se do të shtensionohen dhe nuk do të arrijnë deri te ajo pikë sa marrëdhëniet të mund të shkëputen apo që të ketë zgjedhje të reja.

Bugasjki kritikoi administratën e Biden-it për mungesë të vëmendjes së duhur në atë se çfarë është duke ndodhur në Serbi.

Ai vuri në dukje interesimin e Vuçiqit për ta përdorur situatën në Kosovës për të ruajtur pushtetin vet, përmes ngritjes së nacionalizmit atje, ndërsa nuk mbështet opozitën në serbi që të krijohet një pushtet tjetër.

Bugasjki në fund tha se administrata Bidenit mbështetë autokracinë dhe fajëson demokracinë, që, sipas tij, është politikë e dështimit/RTK.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit