16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Sami Frashëri për Hoxhë Hasan Tahsinin: Gjurmuesi i së vërtetës

Më të lexuarat

Agron Islami

Hasan Tahsini (1811-1881) ka qenë një ndër personalitetet e njohura shkencore të Stambollit. Në vitet ‘60 të shekullit XIX u bë i njohur me konferencat shkencore të cilat organizoheshin në hapësira të Universitetit të Stambollit. Përveç kësaj, Hoxhë Hasan Tahsini dha një kontribut të çmuar për çështjen kombëtare shqiptare. Ishte nga hartuesit e një alfabeti shqip me tridhjetë shkronja dhe tetë zanore. Më pas mori pjesë në komisionin e Stambollit për hartimin e alfabetit. Ka qenë po ashtu pjesë aktive e patriotëve shqiptarë në Stamboll, gjatë kohës së luftërave osmano-ruse, kur rrezikohej trungu shqiptar. Sami Frashëri (1850-1904) në shtator të vitit 1881 ka bërë dy shkrime të gjata për jetën dhe për veprën e Hoxha Hasan Tahsinit.

Nga: Sami Frashëri

Edhe pse janë të pakët ata që nuk e kanë dëgjuar këtë emër në vendin tonë, numri i atyre që e kanë njohur për së afërmi dhe kuptuar atë çfarë ka shkruar e folur, është shumë i vogël. Unë kam pasur kënaqësinë që të jem nga ata që ka qëndruar me te dhe përfituar nga fjalimet e tij të cilat ishin aq të thella, saqë mbeteshim pa fjalë. Por, kësaj here marrë guximin që të shkruaj dy fjalë për këtë dijetarë, nga i cili mësova shumë dhe këtë shkrim po e bëjë si kundërpërgjigjeje ndaj disa zërave që mohojnë njohuritë dhe autoritetin (shkencor) të nderuarit tonë.

Jam i vetëdijshëm se është e vështirë që të bësh një shkrim që do ta kënaqte edhe vetë të ndjerin (sikur të ishte i gjallë) … meqë ai ishte njeri i cili gjysmë shekulli të jetës së tij e jetoi për të përjetësuar (thënien profetike) “kërkojeni diturinë nga djepi deri në varr”. Deri në frymën e fundit u përkushtua që t’i shërbejë njerëzimit me dituritë e veta. Ky ishte Hoxha Tahsin. Gjyshi i tij ishte myderriz (profesor) dhe Tahsini që nga mosha e vogël kishte marrë mësimet e para nga ai. Më pas, në medrese të ndryshme të Portës së Lartë osmane (në Stamboll) mësoi gjuhën arabe dhe u thellua në shkencat islame dhe ato të letërsisë orientale. Ai shkoi në Paris, ku mësoi gjuhën frënge dhe mori mësim plotësues në shkencave moderne.

Ai, që nga mësimi i shkronjës “elif” nga gjyshi i vet, shpirtin dhe gjithë jetën e harxhoi në nxënie të diturisë. Ishte i rrethuar me libra. Librin e lëshonte nga dora vetëm atëherë kur donte të merrte një libër tjetër për ta krahasuar informacionin. Asnjëherë nuk përtonte të zhvillojë debate të karakterit shkencor. Asnjëherë nuk mirëpriste, madje refuzonte të flasë për individët që flisnin fjalë boshe dhe të pa konfirmuara. E, si ishte e mundur të toleronte një debat të pabazuar një njeri i cili gjithë jetën ia kishte kushtuar shkencës, apo një njeri i cili ishte i dashuruar në të vërtetën. “I dashuruari nuk mirëpret fjalë që dëmtojnë të dashurën e tij”. Ai ishte një gjurmues i padiskutueshëm i kërkimit të vërtetës … /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit