10.7 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Bruksel, ministrat e Mbrojtjes së Türkiye-s, Britanisë dhe Ukrainës diskutojnë për çështjet aktuale

Më të lexuarat

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar vazhdon takimet e tij në Bruksel ku ndodhet në kuadër të takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s

Ministrat e Mbrojtjes së Türkiye-s (Turqisë), Britanisë së Madhe dhe Ukrainës u mblodhën në një takim trepalësh dhe diskutuan për çështjet aktuale, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar vazhdon takimet e tij në Bruksel ku ndodhet në kuadër të takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.

Pas takimeve dypalëshe, ministri Akar u takua në një takim trepalësh me ministrat e Mbrojtjes së Ukrainës dhe Britanisë.

Në takimin me ministrin britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace dhe me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, Akar shkëmbeu pikëpamjet për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale si dhe diskutoi zhvillimet e fundit në Ukrainë.

Në kuadër të kësaj u diskutua edhe evakuimi i sigurt jashtë vendit i anijeve të ngarkuara me drithë që presin në portet e Ukrainës dhe sigurimi i transportit të sigurt të avionëve A400M drejt Türkiye-s.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit