21.9 C
Pristina
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Britani – protestojnë policët

Më të lexuarat

Mbi 30,000 oficerë policorë kanë marshuar të enjten në Londër, ndërsa qindra-mijëra punëtorë të sektorit publik në Britani kanë hyrë në grevë, kundër masave shtrënguese të qeverisë.

Greva 24-orëshe është e fundit në serinë e aksioneve protestuese, prejse qeveria e Dejvid Kameronit ka ardhur në fuqi, në vitin 2010.
Oficerët e policisë kanë vënë kapele bejsbolli me mbishkrimet “Shkurtimet janë kriminale”.
Qeveria ka ndërmarrë shkurtime të shpenzimeve dhe ndryshime të pagave dhe pensioneve të tyre.
Policia, e cila sipas ligjit britanik e ka të ndaluar të mbajë grevë, ka paralajmëruar se masat e qeverisë për të reduktuar deficitin rekord, vënë sigurinë publike në rrezik.
Oficerët e burgjeve kanë marrë pjesë po ashtu në protestë./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit