22.3 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Britani, dënohet mësuesi që shfaqi karikaturën nënqmuese të Profetit Muhamed

Më të lexuarat

Shfaqja e një karikature nënçmuese e Profetit të Islamit (paqja e Zotit qoftë mbi të) në një shkollë në perëndim të Britanisë provokoi zemërimin dhe protestën e myslimaneve të këtij vendi dhe ndërsa u raportua gjerësisht në media, ajo çoi në pezullim të mësuesit që bëri gabimin.

Të Enjten me dhjetëra myslimanë që protestuan kundër këtij akti fyes u mblodhën para ndërtesës së shkollës “Batley” në lagjen Yorkshire ku brohoritën parulla kundër përhapjes së Islamofobisë. Ata gjithashtu kërkuan dorëheqjen e mësuesit që bëri këtë ofezë. Një nga prindërit i tha Sky News se karikatura u mor nga revista franceze Charlie Hebdo, botimi i së cilës u protestua gjerësisht nga myslimanët në të gjithë botën disa vjet më parë. Lëvizja protestuese myslimane bëri që shkolla Batley të rihapet më vonë sesa në ditët e mëparshme dhe ajo lëshoi ​​një deklaratë ku pa kushte ka kërkuar falje nga protestuesit. Deklarata tha se mësuesi që ofendoi profetin do të pushohet nga puna dhe veprimi i tij do të hetohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit