20.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Borrell thirrje për zgjedhje të reja në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e serbëve

Më të lexuarat

“Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së

Në vazhdën e tensioneve në veri të Kosovës, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, bëri thirrje për mbajtje të zgjedhjeve të reja lokale në veri me pjesëmarrjen e serbëve, transmeton Anadolu.

Deklaratat e Borrellit erdhën pas një takimi me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Kemi tri kërkesa të qarta, zgjedhje të reja lokale tani, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha Borrell.

“Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit