15.5 C
Pristina
Friday, May 24, 2024

Kolonët hebrenj sulmojnë pronat e palestinezëve në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Kolonët hebrenj kanë sulmuar pronat e palestinezëve në Bregun Perëndimor nën pushtim duke djegur një shtëpi dhe 6 automjete si dhe duke dëmtuar dhjetëra dyqane dhe automjete

Kolonët hebrenj kanë sulmuar pronat e palestinezëve në Bregun Perëndimor nën pushtim duke djegur një shtëpi dhe 6 automjete si dhe duke dëmtuar dhjetëra dyqane dhe automjete, raporton Anadolu Agency (AA).

Avad Ebu Semra, vëllai i pronarit të cilit kolonët hebrenj i dogjën shtëpinë në zonën Turmus Aya në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, në një deklaratë për AA tha se një grup kolonësh hebrenj sulmuan fshatin e tyre në orët e natës.

Ebu Semra tha se në regjistrimet e kamerës së sigurisë ka parë që 3 kolonë hebrenj sulmuan dhe dogjën shtëpinë e vëllait të tij si dhe 10 kolonë hebrenj nën mbrojtjen e ushtarëve izraelitë sulmuan një shtëpi në afërsi.

“Ushtarët izraelitë ndodheshin vetëm 150 metra larg shtëpisë”, tha Ebu Semra i cili shtoi se kolonët mbyllën hyrjen e fshatit dhe dëmtuan automjetet e palestinezëve.

– Kolonët dogjën 6 automjete dhe sulmuan 20 dyqane

Gassan Daglas, përgjegjës për Dosjen e Njësive të Vendbanimeve Hebreje në veri të Bregut Perëndimor të lidhur me Organizatën Çlirimtare të Palestinës (PLO), në një deklaratë për AA tha se kolonët hebrenj mbrëmë natën sulmuan dhjetëra automjete dhe dyqane të palestinezëve në Nablus.

Daglas theksoi se kolonët dogjën 6 automjete, thyen xhamat e 120 automjeteve dhe dëmtuan duke sulmuar mbi 20 dyqane që u përkasin palestinezëve.

– Vitin e kaluar kolonët kryen 849 sulme kundër palestinezëve

Sipas të dhënave të OKB-së, kolonët hebrenj gjatë vitit 2022 kryen 849 sulme kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor nën pushtim. Në këto sulme u plagosën 228 palestinezë si dhe u dëmtuan mbi 600 prona të palestinezëve.

Sipas të dhënave të Lëvizjes “Peace Now” (Paqe Tani) institucionit të shoqërisë civile izraelite, në Bregun Perëndimor përfshirë Kudsin Lindor ndodhen 145 vendbanime të mëdha dhe 140 vendbanime të paligjshme hebreje këtu jetojnë rreth 666 mijë kolonë hebrenj.

Ushtria izraelite vrau 9 palestinezë në bastisjen që kreu më 26 janar në kampin e refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor.

Pas bastisjes në Jenin tensionet në Kudsin Lindor u përshkallëzuan. Më 27 janar humbën jetën 7 persona dhe u plagosën 3 të tjerë në një sulm me armë ndaj një njësie të vendbanimeve të paligjshme hebreje. Edhe dje u plagosën 2 izraelitë, njëri prej tyre rëndë në sulmin me armë që u krye në lagjen Silwan në afërsi të zonës së Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit