13.9 C
Pristina
E mërkurë, 16 Qershor, 2021

Bitcoin pritet të institucionalizohet | Ekonomia Islame

Më të lexuarat

Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera do ta kenë të vështirë tu shpëtojnë për shumë gjatë autoriteteve rregullatorë, sipas Guvernatorit të Bankës së Suedisë. Ndonëse ata që bëjnë politikat monetare kanë qenë gjithmonë skeptikë mbi kripovalutat, monedhat digjitale po krijojnë sferën e tyre, duke bërë që shuëm investitorë apo kompani me emër të futen në të dhe të ofrojnë shërbimet lidhur me të.

“Kur një gjë bëhet shumë e madhe, futen në lojë interesi i njerëzve dhe pastrimi i parave. Kështu, është e qartë që institucionalizimi do të ndodhë”,- tha Guvernatori suedez, Stefan Ingves. Ministri suedez i Tregjeve Financiare, Asa Lindhagen u shpreh se Suedia është në diskutime për të shtrënguar politikat e kriptove. Ajo tha se është një çështje që kërkon përfshirje ndërkombëtare, sidomos për pastrimin e parave. Nuk është shumë e qartë se si do të institucionalizohet një monedhë që ka lindur pikërisht për të kundërshtuar autoritetet. Por qeveritë po mundohen, nisur  nga Kina që ka filluar të ushtrojë presion mbi ”besnikët” e kriptove.

Banka Qendrore e Kinës urdhëroi institucionet financiare të mos përdorin më kriptot dhe asnjë shërbim lidhur me to. Të dhënat tregojnë se ka ende investitorë të kriptove dhe përdorues të saj. Zyrtarët e Bankës Federale në SHBA, gjithashtu po diskutojnë për një hap të tillë, por i duhet kohës deri sa të krijojnë një kornizë të përshtatshme.

Bashkimi Europian ka krijuar seanca dëgjimi për projekt-pilote për një strukturë të kontrolluar mbi financat digjitale.  Një punë e tillë është pothuajse gati për Europën. Suedia njësoj si Kina, ka kapacitetin për të krijua një bankë qendrore vetëm për kriptovalutën. Kjo po ndodh me përgatitjen e autoriteteve për zhdukjen e parasë së thatë. Guvernatori suedez ka thënë më parë që edhe Suedia mund të ketë një monedhë vendase digjitale, një e-krona në rreth 5vite.

BLOOMBERG

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit