22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Birmani – Të paktën 27000 myslimanë të shpërngulur nga qershori e këtej

Më të lexuarat

Të dërguarit e Kombeve të Bashkuara deklaruan se më shumë se 27 mijë myslimanë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në Birmani.
Myslimanët e Arakanit në Birmani që nga muaji qershor i këtij viti janë kthyer në shënjestër të sulmeve të budistëve.

Qeveria deklaroi se në këto sulme ka pasur 84 të vdekur, por organizatat e të drejtave të njeriut, njoftojnë se numri i viktimave është madh se numri i deklaruar nga qeveria e Birmanisë.

Ashok Nigam, Koordinatori i Kombeve të Bashkuara që gjendet për vizitë në Birmani, tha se gjatë ngjarjeve të fundit, më shumë se 27 mijë myslimanë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Myslimanët e detyruar të shpërngulen e akuzojnë qeverinë se nuk po bën përpjekje të mjaftueshme për të parandaluar dhunën.

Kurse në Bangladesh, ku janë strehuar shumica e refugjatëve myslimanë, përfaqësuesit e organizata të ndihmave humanitare që po punojnë për dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmave po përballen me vështirësi e pengesa të ndryshme.

Ndërkaq Kina u ka bërë thirrje palëve për negociata, kurse Universiteti Ezher në Egjipt i ka bërë apel Organizatës së Bashkëpunimit Islamik të thërrasë në takim urgjent ministrat e jashtëm të vendeve anëtare për të diskutuar çështjen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit