1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Bing Maps me të dhëna shtesë prej 165TB

Më të lexuarat

Makina kërkuese e Microsoftit, Bing, ka lajmëruar se ka bërë azhurnimin më të madh deri më tani në bazën e vet në satelit me fotografi për hartat.

Në fakt, Bing thotë që ky azhurnim është më i madh se të gjitha lëshimet ajrore të kombinuara së bashku. Azhurnimi i fundit posedon të dhëna të reja prej 165 TB.

165 TB të të dhënave të reja vijnë nga të dhënat satelitore. Para këtij azhurnimi të ri prej 165 TB, të dhënat për hartat e Bing ishin vetëm 129 TB.

Fotografitë ajrore të marra janë të rezolucionit të lartë NADIR ose ortofotografi të marra nga sateliti ose aeroplani.

Veçoritë në lëshimin e ri mbulojnë Amerikën Veriore, Amerikën Jugore, Afrikën, Australinë, Evropën dhe Azinë. Fotografitë në këtë azhurnim përfshijnë 38,000,000 km2.

Bing thotë që deri më sot projekti “Global Ortho” është marrë dhe publikuar për 85%.

Bing mbulon 100% me fotografi ajrore Shtetet e Bashkuara dhe pret që gjatë kësaj vjeshte të mbulojë tërë Evropën. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit