Bilioni i parë për Apple

0
57

Sipas Apple Insider, analistët amerikanë të bursave sugjerojnë për një lëvizje të aksioneve të Apple lart dhe tani është e sigurt që në 12 muajt e ardhshëm ato do të kalojnë vlerën prej 900 dollarësh, ndërsa deri në vitin 2014 sipas gjasave do të arrijnë në 1000 dollarë me çka Apple, nëse dikush tjetër nuk futet në marsh më të lartë, do të bëhet kompania e parë në botë me vlerë tregu prej më shumë se një bilion dollarësh.

Sipas analistëve nga Piper Jaffray, shtysën më të madhe rritjes së vlerës së Apple ia jep shitja e iPhone, dhe për çerekun i cili ka përfunduar në mars (Apple do t’i publikojë rezultatet më 24 prill) priten 33 milionë iPhone të shitur, përkatësisht 10 për qind më shumë se 30 milionë të parashikuar më herët.

Sipas disa të dhënave, edhe shitja e iPodëve po shkon më mirë se që ishte pritur, kështu që për çerekun e marsit do të jetë rreth 13,8 milionë copë.

Po ashtu pritet që në periudhën në vazhdim një rritje e madhe e Apple do të gjenerohet nga tregu TV në të cilin Apple do të futet prej vitit të ardhshëm.