7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Biden informohet për sulmet e dyshuara me raketa ruse në Poloni

Më të lexuarat

Shtëpia e Bardhë gjithashtu njoftoi se Biden “së shpejti” do të bisedojë me homologun e tij polak, Andrzej Duda

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti amerikan, Joe Biden, është informuar në lidhje me raportet për sulmet e dyshuara me raketa ruse në Poloni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia e Bardhë gjithashtu njoftoi se Biden “së shpejti” do të bisedojë me homologun e tij polak, Andrzej Duda.

Po ashtu edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, foli me homologun e tij polak, Jacek Siewiera, në lidhje me këtë çështje.

“Ne i kemi parë raportet jashtë Polonisë dhe po punojmë me qeverinë polake për të mbledhur më shumë informacion. Menjëherë pas marrjes së këtyre raporteve, Sullivan foli me shefin e Byrosë Kombëtare të Polonisë, Jacek Siewiera”, njoftoi zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Watson.

Ajo tha se nuk mund të konfirmojnë raportet apo ndonjë detaj për momentin, si dhe shtoi se do të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur dhe cilat do të jenë hapat e duhura të ardhshme.

Të paktën dy persona u vranë në një shpërthim në Poloninë lindore, jo shumë larg kufirit me Ukrainën.

Radio Lublin raportoi se zyrtarët e emergjencës dhe trupat e ushtrisë kanë arritur në vendin e shpërthimit në fshatin Przewodow të rrethit Lublin.

Shkaku i shpërthimit akoma nuk janë bërë të ditur zyrtarisht.

Menjëherë pas raporteve për shpërthimin, zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Muller, njoftoi se kryeministri Mateusz Morawiecki ka thirrur një takim urgjent të nivelit të lartë.

Situata raportohet se është kritike pas sulmit të fundit nga forcat ruse në objektet e infrastrukturës energjetike në Ukrainë. Disa nga raketat goditën pjesën perëndimore të Ukrainës, pranë kufirit me Poloninë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit