21.6 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

BFI për tragjedinë në Bullgari: Lusim Allahun e Madhërishëm viktimat t’i përfshijë në mëshirën e Tij të pakufishme

Më të lexuarat

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut është shprehur e trishtuar nga tragjedia në Bullgari, ku nga aksidentimi i autobusit “Besa trans Shkup”, kanë vdekur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë, transmeton TV21.

Më poshtë kumtesën e plotë të BFI-së:

Me trishtimin më të thellë po përjetojmë lajmin e aksidentit e rëndë në Bullgari ku humbën jetë shumë udhëtarë bashkatdhetarë, burra, gra e fëmijë.

Në këto momente të dhimbjes së madhe të familjeve të viktimave ju shprehim përkrahjen tonë të madhe që ta tejkalojnë sa më me pak shqetësime.

Lusim Allahun e Madhërishëm viktimat t’i përfshijë në mëshirën e Tij të pakufishme, ndërsa familjeve t’ju jep forcën e imanit dhe durimit të paluhatshëm, të lënduarëve shërim të shpejtë dhe mos përjetofshim të këtilla dhimbje.

Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit