19 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Besimtari domosdo do sprovohet me sprova të dhembshme dhe të rënda për të testuar besimin (imanin) e tij

Më të lexuarat

Imam Ibën Rexhebi, rahimehullah, thotë:
Besimtari domosdo do sprovohet me sprova të dhembshme dhe të rënda për të testuar besimin (imanin) e tij, ashtu siç tha Allahu, Fuqiplotë:
﴿أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ ‏اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ﴾
“A menduan njerëzit se do lihen të thonë besuam dhe nuk do sprovohen?! I kemi sprovuar edhe ata që ishin para tyre që ta di Allahu kush prej tyre është i vërtetë dhe ta di kush prej tyre është gënjeshtarë”.
Por, Allahu i Madhërishëm, kujdeset me delikatesë për robërit e Tij besimtarë edhe në këto sprova, duke i armatosur me durim, duke i shpërblyer për durimin e tyre në to, dhe duke mos i shpier drejt sprovave shkatërruese apo lajthitëse, sprova me të cilat ua harxhon krejt fenë. Por u ndihmon t’i kalojnë këto sprova pa u dëmtuar aspak besimi i tyre.
Mexhmuur-Resail, 1/145

Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit