12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Besa e Zotit

Më të lexuarat

Si rrufe po jau merr sytë
Bukën po jau pret në fyt
Po jau ndal fjalën në gjysë
Sellfija tyne prej xhamisë.

Po jau dridh zemrat e shkreta
Iu shkrun pena, s’iu del fleta
Shpejt nxitojnë me e shu dritën
Shesin terrin, mallk­ojnë ditën

Mallkojnë gjysh e pl­ak të parë
Që ka lanë k’tu tras­hgimtar
Trashigim nj’at aman­et
Me e njoftë Zotin e vet

Zotin tonë gjith’ me madhnue
Besën e Tij mos me tradhtue
Mos me u shitë tek krajl a mret
Për ma t’vegjël as mos pvet

Kanë me folë kush e ka njet
Gjithkush merr hisen e vet
Vetë e zgedh anën e tij
Tek Zoti e gjen çdo imtsi

Krytë te naltë edhe n’vshtirsi
Qajo besë ka me t’ma­jtë ty
Forcë do t’bahet edhe shpresë
Si nër shekuj: veç me besë!

Enis Abdyli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit