17.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Berisha: ‘Diktatori më gjaksor i globit të pësojë sa më shpejt fatin që meriton’

Më të lexuarat

Ish kryeministri, Sali Berisha duke mbështetur vendimin e administratës së Donald Trump për bombardimet në Siri, thotë se Asad duhet të marrë ndëshkimin e duhur.

“Nje pergjigje fillestare per njeriun me mizor te kohes se sotme! Te dashur miq, Presidenti i SHBA, Donald Trump urdheroi mbreme nje sulm me raketa te nje aerodromi te Sirise pas perdorimit te gazit sarin nga Asad, me te cilin ai vrau dhjetra e qindra siriane, foshnje, femije, te rinj e te moshuar, pasi ky diktator gjaksor kishte dorezuar armet kimike. Duke pershendetur kete sulm te SHBA, le te urojme dhe shpresojme qe diktatori aktual me gjaksor i globit te pesoje sa me shpejt fatin qe meriton! “, shkruan Berisha.

Ky reagim erdhi pas sulmeve me 59 raketa “Tomahawk” qe janë lëshuar në 04:40 me orën lokale nga një destrojer i vendosur në lindje të Mesdheut.

Në një fjalim të shkurtër përpara mediave në Florida, Presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje të gjithë kombeve të civilizuara t’i bashkohen Amerikës, për t’i dhënë fund masakrave dhe gjakderdhjes në Siri e për të goditur gjithashtu terrorizmin e çfarëdo lloji.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit