21.4 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

“Bëra aksident, jam keq”, telefonata e fundit e Sokol Olldashit

Më të lexuarat

Deputeti Igli Cara është personi i fundit i cili ka folur në telefon me Sokol Olldashin i cili kishte fiksuar një takim tek zyra e tij me deputetin e Durrësit. Shoferi i tij tregon se befas u dëgjua një zhurmë dhe një fjali e Sokolit “bëra aksident”, pastaj telefoni i tij nuk përgjigjej më.

Shoferi ka lajmëruar sallën operative dhe bashkë me deputetin e PD-së Igli Cara është nisur për në vendngjarje. Kur kanë mbërritur në vendngjarje, automjeti nuk është parë në rrugë, ndërsa janë shquar dritat e bllokazhit në humnerë.

“Isha në një lokal me shoferin e Olldashit. Isha në lokal dhe me një person të tretë mik i të dyve . Olldashi na tha se po kthehej nga Elbasani. Pas 5 minutash na thote shoferi qe shefi, Olldashi eshte aksidentuar. Hipem ne makine dhe u nisem, si dhe lajmeruam policine me telefon. Mberritem 30 sekonda para policise. Dyert ishin te kycura, nuk hapeshin. Ishte e pamundur qe ti jepnim ndihme. Nuk kishte njeri tjeter ne makine, ishte vetem. Nuk mund te aludohet ndryshe”, tha Cara.

Trupi i tij i pajetë është nxjerrë nga makina rreth orës 12 e 15 minuta dhe më pas është transportuar drejt morgut të Tiranës. /albeu/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit