30.6 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Përkundër krimeve SHBA-të refuzojnë që t’u kërkojnë falje afganëve

Më të lexuarat

Përkundër krimeve SHBA-të refuzojnë që t’u kërkojnë falje afganëve dhe dëshirojnë që qëndrimi i tyre në Afganistan të zgjatet përtej 2014-tës.

Uashingtoni ka refuzuar kërkesën që të kërkoj falje nga Afganistani për gabimet (krimet) e bëra gjatë luftës 12 vjeçare në këtë vend si dhe pretendimet e Kabulit zyrtar në lidhje me hartimin e një dokumenti në të cilin zyrtarisht pranohen gabimet e bëra nga qeveria amerikane në këtë drejtim.
Kështu thuhet në një njoftim të agjencisë franceze të lajmeve e cila njoftoi se kjo deklaratë është bërë publike pas deklaratave të zëdhënësit të presidentit afgan Hamed Karzai i cili ka thënë se presidenti amerikan Barak Obama do të shkruaj një dokument në të cilin do të pranojë se gabimet e ushtrisë amerikan kanë shkaktuar numër të madh (miliona) të viktimave tek popullata civile afgane. Suzan Rais, këshilltare për siguri kombëtare e Amerikës, deklaroi për kanalin televiziv CNN se nuk ekziston nevoja që të kërkohet falje nga populli afgan. Në lidhje me këtë Xhon Kerri, shef i DASH, të mërkurën deklaroi se ai dhe Hamed Karzai kanë rënë dakord rreth marrëveshjes së sigurisë bilaterale në bazë të së cilës forcat amerikane mund të qëndrojnë në Afganistan edhe pas vitit 2014. Dokumenti i kësaj marrëveshje akoma nuk është nënshkruar dhe ditën e enjte do të shtrohet për diskutim në Kuvendin e Krerëve të Fiseve Afgane në Kabul. Vlen të theksohet se shumica e funksionarëve afganë e sidomos deputetët e Senatit si dhe opozitarët e qeverisë së Afganistanit duke kritikuar marrëveshjen e sigurisë Kabul-Uashington, nënshkrimin e kësaj marrëveshje e kanë cilësuar dhunë të hapur kundër popullit të Afganistanit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit