7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Begaj telefonon Osmanin: Shqipëria do mbështesë fuqishëm vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Më të lexuarat

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ndërsa tha se ka ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Kosovës.

Siç njofton Presidenca shqiptare, gjatë bisedës Begaj ka përshëndetur vendimin që autoritetet e Kosovës morën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët.

“Vendimi shmangu një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës, veçanërisht në këtë situatë të ngarkuar me kërcënime e rreziqe të mëdha e të shtuara, për paqen dhe sigurinë e rajonin tonë, pas agresionit rus në Ukrainë”, citohet Begaj.

Ai tha se i bashkohet thirrjes së aleatëve në NATO dhe partnerëve ndërkombëtarë, për vijimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Vetëm nëpërmjet një dialogu konstruktiv dhe intensiv, do të mund të adresohen drejtë të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria do të vijojë të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe të mbështesë fuqishëm vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë,” nënvizoi Begaj gjatë bisedës telefonike me Osmanin. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit