7.3 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

BE-ja sanksionon disa zyrtarë të lartë rusë

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur disa zyrtarë të lartë në listën e sanksioneve, përfshirë ministrin rus të Mbrojtjes Sergey Shoygu.

Lista e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për njohjen e të ashtuquajturave administrata të rajoneve separatiste në Ukrainën lindore dhe dërgimin e trupave në rajon ka hyrë në fuqi, e publikuar në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Personat e afërt me Presidentit rus Vladimir Putin janë në listën e sanksioneve.

Në krye të listës është ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoygu.

Anton Vaino, i cili punoi ngushtë me Putinin dhe shërbeu si shef i stafit, është gjithashtu në listën e sanksioneve.

Zëvendëskryeministrat rusë Marat Kusnullin dhe Dmitriy Yuryevich Grigorenko dhe ministri rus i Zhvillimit Ekonomik Maxim Gennadyevich Reshetnikov janë në mesin e personave të sanksionuar.

Gjithashtu sanksionet do të vendosen ndaj Nikolay Anatolyevich Yevmenov, komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë Ruse Oleg Leonydovych Salyukov dhe komandantit të Forcave Ajrore Ruse Sergey Surovikin.

Presidenti i Vneshtorbank, Andrey Leonidovich Kostin, kryeredaktorja e Russia Today (RT) Margarita Simonyan dhe Maria Zakharova, drejtore e Zyrës së Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Jashtme ruse, janë gjithashtu në listën e sanksioneve të BE-së.

Agjencia e Kërkimeve të Internetit, Banka Rossiya, Promsvyazbank dhe Vnesheconombank (VEB. RF) janë institucionet që ndodhen në listën e sanksioneve.

351 anëtarët e Dumës, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, e cila miratoi rezolutën për njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste, janë gjithashtu në listë.

Personave në listën e sanksioneve të BE-së u është ndaluar të udhëtojnë.

Pasuritë e individëve dhe institucioneve janë ngrirë dhe financimi i tyre është ndaluar.

Ndërkohë, Komisioni Evropian do të mbajë një takim urgjent për paketën e re të sanksioneve që pritet të vendoset pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Zëdhënësi i Komisionit të BE-së Eric Mamer njoftoi se Komisionerët do të mbajnë një takim urgjent në mëngjes përpara Samitit të Liderëve të BE-së në Bruksel të Belgjikës, këtë mbrëmje.

Mamer tha se Komisioni i BE-së do të përgatitet për Samitin e Liderëve sonte.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit