22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Gazetari i TRT-së turke raporton nga Kievi: Njësitë elitare ruse tentuan ta marrin nën kontroll aeroportin

Më të lexuarat

Gazetari i televizionit turk TRT World, Semir Sejfoviq, ka treguar se çfarë situate po mbretëron në Kiev pas fillimit të ofensivës ruse në lindje të Ukrainës.

Ai ka vlerësuar se situata po përkeqësohet, duke theksuar se ka qenë në mesin e atyre që ka dëgjuar shpërthime e të shtëna. Sipas tij, njësitë elitare ruse kanë tentuar të marrin nën kontroll aeroportin, transmeton Telegrafi.

“Mendova se dikush po godet dyert e hotelit kështu dola u ngjita në kulmin e hotelit. Kuptova se po ndodhin granatime – duke marrë parasysh se një përvojë të tillë e kam ndjerë në Sarajevë. Më pas janë dëgjuar të shtëna sporadike dhe ishin në aeroport ku tentuan njësitë speciale ruse nga qielli të marrin nën kontroll”, ka thënë Sejfoviq.

Ai gjithashtu ka përmendur sesi marina ruse është futur në qytetin e Mariopolit, ku nga atje janë sulmuar depot ushtarake të Kievit. E ushtria ukrainase ka njoftuar se ka rrëzuar gjashtë aeroplanë, dy helikopterë dhe dy tanke. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit