15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

BE-ja planifikon ligje të reja për të luftuar abuzimin e fëmijëve në rrjete sociale

Më të lexuarat



Bashkimi Evropian planifikon të nxjerrë disa ligje, në muajt e ardhshëm, për t’u kërkuar kompanive të teknologjisë të bëjnë më shumë përpjekje për të trajtuar abuzimin seksual të fëmijëve, duke përforcuar marrëveshjet aktuale vullnetare, tha një zyrtar i lartë në një intervistë për gazetën.
Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, tha për Welt am Sonntag të Gjermanisë, se ofruesit e shërbimeve të internetit dhe firmat e mediave sociale kishin raportuar 22 milionë shkelje në lidhje me abuzimin seksual të fëmijëve në vitin 2020, nga 17 milionë në 2019.

Por, komisionerja tha se kjo ishte vetëm një pjesë e numrit real.

“Unë do të propozoj legjislacionin në muajt e ardhshëm që do t’u kërkojë kompanive të zbulojnë, raportojnë dhe padisin abuzimin seksual të fëmijëve,” citohet të ketë thënë Johansson.

“Një raport vullnetar nuk do të jetë më i mjaftueshëm.”

Johansson tha se lufta kundër abuzimit të të miturve duhet të koordinohet më mirë dhe nevojitet një qendër e specializuar evropiane për të përmirësuar parandalimin, zbatimin e ligjit dhe mbështetjen e viktimave. /tiranapost

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit