8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Detaje: si po fuqizohet Islamofobia online

Më të lexuarat

Shpjegime të autores së një Raporti Europian, kapitulli mbi Shqipërinë

Është publikuar para disa ditësh Raporti Europian mbi Islamofobinë ku përfshihet dhe Raporti mbi Shqipërinë me autore studiuesen dhe gazetaren Nada Dosti.

Raporti mbi Shqipërinë vë theksin të rritja e Islamofobisë në internet, përfshirë portalet e lajmeve dhe rrjetet sociale, të cilat mbeten mënyra kryesore për promovimin e gjuhës së urrejtjes anti-muslimane.

Këto platforma përdoren nga gazetarë, figura publike dhe qytetarë për të përhapur ndjenja anti-muslimane.

Observer.al ka zhvilluar një bisedë me autoren për të mësuar më shumë mbi gjetjet e raportit.

Çfarë është Raporti Europian për Islamofobinë dhe çfarë fushash përfshihen në hulumtim?

Raporti është një projekt që i ideuar dhe përpilua nga Enes Bayrakli, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Turko-Gjerman me qendër në Stamboll, dhe Farid Hafez, shkencëtar politik Georgetown University Bridge Initiative. Bëhet fjalë për një përmbledhje raportesh kombëtare ku përfshihen kontribute nga 37 akademikë, ekspertë dhe aktivistë të shoqërisë civile në mbulimin e 31 vendeve evropiane.

Në raport janë permendur praktikat e disa qeverive në Evropë që diskriminojnë muslimanët dhe përpjekjet e politikanëve të ekstremit të djathtë për të legalizuar antiislamizmin.

Ai përfshin gjëndjen e përgjithshme të islamofobisë, incidentet islamofobe në punësim, në sistemin arsimor, në politikë, në media, në internet, në sistemin juridik. Në hulumtim përfshihen edhe figurat që njihen për nxijet e islamofobisë

Çfarë e karakterizon Islamofobinë në rajon dhe cilat janë sipas jush disa tipare të përbashkëta?

Në Shqipëri, islamofobia është kryesisht e lidhur me politikat identitare që reflektojnë përpjekjet për të formësuar identitetin kolektiv të kombit duke refuzuar Islamin e duke përqafuar Europën, ku Europa dhe Islami shihen si entitete që përjashtojnë njëra tjetrën. Për më tepër, Islamofobia dhe turkofobia në Shqipëri janë të lidhura fort, ku kjo e fundit përbën vetëm një dimension i ndjenjave të përgjithshme anti-muslimane. Turqit, arabët, iranianët apo kombet e tjera muslimane konsiderohen pjesë e “Orientit Islamik”, i cili shihet në kundërshtim me integrimin e shqiptarëve në Europë.

Ndërsa në trevat shqiptare vihet re prania e fortë e ndejnjave anti-muslimane për shkak të etnisë apo përkatësisë fetare. Muslimanët nga këto vende u përkasin komuniteteve të ndryshme etnike dhe kombëtare. Prandaj diskriminimi ndonjëherë është i disafishtë; për shkak të identitetit të tyre fetar dhe për shkak të identitetit kombëtar/etnik.

Tipar i përbashkët mbetet fakti se pavarësisht se muslimanët në këto vende kanë qenë dhe mbeten autoktonë, retorika ndërtohet mbi tëhujazimin, ngjashëm me politikat diskriminuese të atyre vendeve ku muslimanët janë të ardhur dhe jovendas.

Pandemia e COVID-19 ka ndikuar në rritjen e retorikës islamofobe nëpër botë duke i fajësuar shpeshherë muslimanët si përhapës të virusit. Si është reflektuar kjo në Shqipëri?

Viti 2020 u ndikua botërisht nga pandemia e COVID-19 e cila u përhap gjerësisht edhe në Europë. Pandemia pati efekte edhe mbi rolin e islamofobisë. Nga njëra anë, në disa vende, me vendosjen e kufizimeve të pjesshme apo të plota të detyruar nga qeveritë përkatëse, bëri që islamofobia dhe sulmet fizike të pakësohen dhe të kthehen në sferën online, duke u përhapur veçanërisht në rrjetet sociale. Imazhet që kishin lidhje me islamim dhe muslimanëve janë keqpërdorur nga media të njohura në botë në përpjeoje për të lidhur përhapjen e pandemisë së COVID-19 me praktikat e muslimanëve. Kjo ka ndikuar në përforcimin e gjuhës së urrejtjes dhe islamofobisë në mbarë botën dhe ka rritur tendencën për të promovuar islamofobinë.

Edhe në Shqipëri, ka pasur tendenca të ngjashme nga shumë media dhe portale duke i paraqitur muslimanët si përgjegjës për përhapjen e virusit veçanërisht gjatë perjudhës së Ramazanit dhe Bajramit. Me ardhjen e Ramazanit pati një tentativë nga portalet kryesore shqipfolëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për ta importuar këtë rrëfim frike dhe paniku edhe në realitetin shqiptar.

Në raportete e islamofobisë të publikuara që prej 2015-së theksohet se mediat dhe rrejetet sociale në veçanti, janë domainin ku shfaqët më hapur Islamofobia? Sipas jush pse ndodh kjo?

Platforma të ndryshme në internet, përfshirë portalet e lajmeve dhe rrjetet sociale, mbeten mënyra kryesore për promovimin e gjuhës së urrejtjes anti- muslimane. E kjo është theksuar vazhdimisht nga raportet e publikuara edhe më përpara. Këto platforma përdoren nga gazetarë, figura publike, por edhe qytetarë të thjesht për të përhapur ndjenja anti-muslimane. Akesi i lehtë dhe përqindja e lartë e përdoruesve i ka kthyer rjetet sociale në mediume të përhapjes së urrjetjes. Kjo lloj tendence lidhet ngushtë edhe me vetë natyrën aktuale rrjeteve sociale të cilat falë algoritmeve të tyre nxisin dhe përhapin debatin, amplifikojnë temat sensitive (të ndjeshme) të cilat si rrjedhojnë shtojnë akoma më shumë angazhimin, gjë e cila përbën një ndër qëllimet kryesore të vetë rrjeteve sociale. Me fjalë të tjera, urrejtja dhe nxitja e konfliktti në rrjetet sociale paguan.

A mendoni se Islamofobia adresohet sa duhet nga vetë bashkësia muslimane në Shqipëri? Dhe cili mendoni se duhet të jetë roli i faktorit politik në adresimin e këtij fenomeni?

Ekzistojnë disa përpjekje vullnetare të cilat përpiqen të adresojnë Islamofobinë falë një monitorimi të vazhdueshëm, siç janë përshembull portale dhe media si Observer.al, Muslimania.al, Tesheshi.com, Gazeta Impakt, Mexhlisi.com, Anadolu Agency Shqip, E-zani.com, etj. Mirëpo mungon një monitorim dhe një raportim zyrtar dhe institucional. Pavarësisht se ekzistojnë disa agjenci të Bashkimit Europian të cilët monitorojnë fenomene të ngjashme si gjuha e urrejtjes, racizmi dhe diskriminimi në fusha të ndryshme.

Gjithashtu, vihet re një mungesë interesimi nga organizatat muslimane të për t’u marrë me monitorimin dhe raportimin e islamofobisë në vend dhe rajon, me përjashtim të disa përpjekjeve të bëra nga Forumi Musliman i Shqipërisë dhe nisma si Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë. Kjo ndodh edhe për faktin se vetë komuniteti musliman në Shqipëri dhe treva heziton në shumë raste të raportojë incidentet islamofobe për arsye se i druhen pasojave apo sepse nuk kanë besim tek sistemi.

Për këtë arsye mungojnë të dhëna apo statistika të cilat do të kishin qenë shumë të dobishme për të krijuar strategji afatgjata në luftimin e islamofobisë. /observer.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit