19.1 C
Pristina
E mërkurë, 16 Qershor, 2021

BE: Greqia të qëndrojë në eurozonë

Më të lexuarat

Udhëheqësit e Bashkimit Europian kanë përfunduar ditën e tyre të parë të samitit në Bruksel me presidentin e BE-së, Herman Von Rompoi, ku është kërkuar që Greqia të qëndrojë në eurozonë, por duke thënë se ky vend duhet t’i përmbushë premtimet për reforma.

Udhëheqësit nga 27 vendet e BE-së u takuan për të vendosur nëse do të vazhdojnë programet shtrënguese ekonomike në BE, nga kriza e tanishme, ose të bëjë prioritet rritjen ekonomike.

Mundësia që Greqia të largohet nga eurozona ka shtuar problemet ekonomike të Evropës.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, vazhdon të mbështesë shkurtimet e shpenzimeve dhe masat e tjera shtrënguese, kurse presidenti francez, Fransua Holland, ka bërë thirrje që BE-ja ta shndërrojë në prioritet “axhendën e rritjes ekonomike”./shekulli/kohaislame

Artikulli paraprakLupusi i shpeshtë në shtatzënësi
Artikulli tjetërQasja speciale
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit