12.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

BE, avionë 450 milionë euro në Ukrainë

Më të lexuarat

Vendet anëtare të BE-së do ta furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë, tha të dielën Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

Ministri i Jashtëm evropian Josep Borrell tha se Bashkimi Evropian do të sigurojë dërgimin e armëve në vlerë prej 450 milionë euro në Ukrainë.

Më herët gjatë ditës së sotme, kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE, për herë të parë në historinë e tij, do të financojë blerjen dhe dërgimin e armëve në një vend në konflikt.

Borrell tha se ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba kishte kërkuar avionë luftarakë që forcat ajrore të vendit të tij të mund të operonin. Këta avionë do të ishin modele të prodhimit sovjetik, kryesisht avionë MiG dhe Sukhoi, raporton The Wall Street Yournal.

Disa anëtarë aktualë të BE-së që dikur ishin pjesë e Paktit të Varshavës të udhëhequr nga BRSS ende fluturojnë me avionë të tillë ose i kanë të parkuar si të vjetër. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit