Menjëherë pasi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe qeveria turke rimorën veten pas tentimit për grushtshtet të një viti më parë, ata u vunë në kërkim të organizatës terroriste FETO anekënd botës. Shumë shtete mbyllën institucionet e udhëhequra nga Gylenistet, ku përfshiheshin shumë fondacione, institucione arsimore, edukative, kulturore, e kështu me radhë.
Duke ndjekur paralajmërimet e autoriteteve turke se ngjarjet e përgjakshme të realizuara nga terroristët e FETO-s mund të përsëriten në Maqedoni, Qeveria e mëparshme ishte e gatshme që të mbyllë shkollat Yahya Kemal. Mirëpo, qëndronte edhe një pengesë e fundit, Ministri i Arsimit ishte kuadër i BDI-së. Kështu, ish ministri i arsimit Pishtar Lutfiu, nuk pranonte që të nënshkruaj mbylljen e shkollave të organizatës terroriste FETO. Kjo pasi, partia e tij kishte marrë para të majme nga Gylenistët, andaj Lutfiu duhej t’i rezistonte presionit me çdo kusht, bile nëse e kërkon nevoja, edhe të mbyllet në shtëpinë e tij.
E njëjta situatë vazhdon edhe me qeverinë e re, me atë se tanimë BDI nuk udhëheq me Ministrinë e Arsimit, por ajo është në duart e LSDM-së. Kësaj radhe, BDI është kërcënuar se në rast se Zaev dhe LSDM pranojnë kërkesat e Presidentit turk Erdogan, BDI do të braktisë qeverinë.
Një gjë e këtillë bëhet edhe më e qartë nëse e kemi parasysh faktin se funksionarët e BDI-së janë aq të afërt me terroristët e FETO-s, saqë edhe fëmijët e tyre i dërgojnë në shkollat e organizatës terroriste./rrugadrejtë