10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

“Bashkohu” pranohet parti politike

Më të lexuarat

Drejtoresha e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Miradije Mavriqi, zyrë kjo që funksionon në kuadër të Komisionit Qendror Zgjedhor konfirmoi për Telegrafin se Lëvizja Islame “Bashkohu” i plotëson kushte për të funksionuar si parti politike.
Ajo njoftoi se Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) e ka miratuar rekomandimin e dhënë nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim e KQZ-së.

Mavriqi ka thënë për Telegrafin se tre persona që janë ankuar kundër kërkesës për regjistrim nuk kanë sjellë argumente të mjaftueshme.

“Ata e kanë sjellë një letër me tre emra, me dy nënshkrime dhe pa ndonjë adresë. Ata vetëm e citojnë Pikën 2 të programit të Lëvizjes, por nuk japin argumente juridike. Ne kemi vlerësuar se kjo nuk është e mjaftueshme”, ka thënë Mavriqi.

Ajo ka thënë se nuk ka pasur as ankesa verbale, të cilat edhe ashtu nuk merren parasysh.

Lëvizja Islamike Bashkohu aplikoi më 1 shkurt të këtij viti në KQZ që të regjistrohet si subjekt politik me të drejtë garimi në zgjedhje parlamentare. Kjo lëvizje kishte aplikuar me akronimin LISBA që mbledh disa nga shkronjat e para të emrit të plotë: Lëvizja Islamike Bashkohu.

Më herët gjatë një deklarimi në media, Avokati i Popullit Sami Kurteshi është shprehur kundër certifikimit të Lëvizjes Islame Bashkohu si parti, duke arsyetuar me faktin e përfshirjes së anëtarëve të saj në incidentin gjatë promovimit të revistës Kosova 2.0. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit