Bajrami në Islam: Adhurim i veshur me gëzim

Më të lexuarat

“Bajrami në Islam” është adhurim i veshur me petkun e gëzimit:

Bajrami në Islam nuk është thjesht një ndalesë për të hequr lodhjen dhe për të veshur rroba të reja, e as vetëm një sezon ushqimi dhe vizitash; përkundrazi, ai është kulmi i adhurimit, një shfaqje e teuhidit (njëshmërisë së Allahut), dhe një simbol që tregon se gëzimi i besimtarit nuk ndahet nga robëria e tij ndaj Zotit të Madhërishëm.

Ne nuk gëzohemi sepse adhurimi mbaroi, por sepse Allahu na dha sukses ta përfundojmë atë. Bajrami në Islam nuk është çlirim nga bindja ndaj Allahut, por kalim nga një adhurim në tjetrin: nga adhurimi i agjërimit apo i riteve fetare, tek adhurimi i falënderimit, gëzimit të lejuar, mbajtjes së lidhjeve familjare dhe sjelljes së lumturisë tek robërit e Allahut.

Allahu i Madhëruar thotë:

﴿Thuaj: “Le të gëzohen me mirësinë dhe mëshirën e Allahut, sepse kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.”﴾

Kuptimi i Bajramit shfaqet në tri dimensione madhështore:

* Dimensioni hyjnor:
Ne e madhërojmë Allahun për udhëzimin që na dha, që zemra të kuptojë se çdo madhështi e kësaj bote bëhet e vogël para Madhërisë së Allahut dhe se gëzimi i vërtetë është ai që lidhet me bindjen dhe falënderimin ndaj Tij.
* Dimensioni besimtar dhe njerëzor:
Në Bajram pastrojmë zemrat nga urrejtjet dhe afrohemi drejt faljes dhe mirëkuptimit. Bajrami nuk hyn në shtëpi vetëm me rroba zbukurimi, por hyn në zemrat e buta e falëse që e kanë kuptuar domethënien e mëshirës dhe faljes.
* Dimensioni solidarizues:
Në këtë ditë kujtojmë të varfrit, të thyerit dhe ata që sprovohen. Bajrami i besimtarit nuk plotësohet nëse ka një të uritur që nuk ushqehet, një të pikëlluar që nuk ngushëllohet apo një të afërm me të cilin nuk mbahen lidhjet.

Bajrami i vërtetë është një lindje e re për shpirtin; një ditë ku ripërtërihet pendimi, forcohen lidhjet farefisnore, bashkohen zemrat dhe njeriu gëzohet me bindjen ndaj Allahut, jo me mëkatin ndaj Tij.

Allahu i bëftë të gjitha ditët tuaja festa me bindjen ndaj Tij, ua mbushtë zemrat me dritë dhe paqe dhe i pranoftë prej nesh dhe prej jush veprat e mira.

#Abdullah_El-Etheri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit