10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Babi im(Ebii) a do pushojmë ndonjëherë?!

Më të lexuarat

Desha të ndajë me ju një tregim që e kam dëgjuar një herë dhe do ta mbaj mend gjithmonë dhe të gëzohem me kuptimet e tij. Është tregimi i një prej imamëve më të mëdhenj të këtij ummeti, imam Ahmed ibn Hanbeli.

Djali i tij Abdullahu e pyeti babain e tij një ditë: “Babi im, a do të pushojmë ndonjëherë?” Babai i tij, një nga ringjallësit e mëdhenj të Sunetit dhe një shembull i gjallë për të gjithë muslimanët, e shikoi në sy dhe i tha: “Sapo ta vendosim hapin e parë në Xhennet.”

Jaa Allah, çfarë përgjigje e bukur!

Ka ditë të cilat të vijnë dhe të gjejnë ty të lodhur, dhe dëshiron vetëm të pushosh apo të relaksohesh dhe “të mbyllesh” siç thonë. Këto janë ato ditë në të cilat duhet t’ia bësh vetes një pyetje kritike: “Ku po shkoj unë me jetën time?” Nëse është drejt Allahut dhe për Allahun, atëherë mblidhi forcat dhe vazhdo punën, sepse Xhenneti është i çmueshëm dhe duhet të kërkohet vazhdimisht. Por nëse shikon në jetën tënde dhe e vëren se nuk është drejt Allahut por drejt dynjasë, atëherë kjo lodhje që ndjeve është një bekim për ty sepse të ka përkujtuar që ti duhet ta ndërrosh kahun tënd dhe të ripërtërish qëllimin e jetës tënde.

E dua këtë tregim në shkallë të ndryshme. Njëra prej tyre është se, të tregon se kur dikush përqendrohet në Xhennet atëherë prioritetet e tij ndryshojnë dhe mendimi i tij për dynjanë është ndryshe. Çfarë ne e perceptojmë si të vështirë, ai e percepton si të lehtë. Çfarë ne e perceptojmë si fatkeqësi, ai e percepton si shpërblim. Çfarë ne e perceptojmë si pengesë, ata e perceptojnë si mundësi për të bërë dua. Përveç kësaj, kur fokusi yt bëhet Xhenneti, kjo dynja dhe kërkesat e saj të vazhdueshme bëhen të vogla dhe kërkesa më e parëndësishme e jona.

Gjithashtu, më pëlqen mënyra se si i biri e filloi pyetjen e tij: “Babi im (Ebii)” – një mënyrë e ëmbël e adresimit të babait të tij dhe pyeti: “Kur do të pushojmë ndonjëherë? Nëse do ta vëreni, ai nuk tha: “kur do të pushoj unë babi?” Edhe pse ai dëshironte të pushonte, ai nuk ishte vetjak dhe gjithashtu përkujdesej për gjendjen e babait të tij. Kjo gjithashtu tregon se babai dhe i biri ishin duke punuar shumë së bashku. Përsëri, kur përqendrimi yt është në Xhennet kjo do të reflektoj në familjen tënde, fëmijët, ata që gjenden rreth teje dhe të gjithë do të marshojnë drejt qëllimit kryesor.

Problemi ynë sot nuk është se ne jemi të lodhur, por problemi ynë sot është se ne relaksohemi tepër. Ne bëjmë çdo gjë vetëm që të mund të relaksohemi. Prej nesh ka mjaft të tillë që kopjojnë, thyejnë premtime, nuk i mbajnë betimet, gënjejnë, marrin e japin mito, e kështu me radhë. Pu? Në mënyrë që të mund të ndihen të relaksuar. Nuk ngrihemi të falim namaz nate (tehexhud) apo namazin e Sabahut, nuk agjërojmë, apo nuk shkojmë për Haxh dhe Umra… të gjitha vetëm që të mund të relaksohemi. Ne nuk dalim në xhami apo ta hapim librin e Allahut që ta kuptojmë atë, të gjitha në emër të “Kam nevojë të pushojë

Të dashur vëllezër dhe motra, atje ku jemi nisur ka pushim të mjaftueshëm, por kjo nuk është koha për të. Të punojmë të gjithë për Xhennet dhe të jemi produktiv në rrugën e Allahut, dhe të punojmë aq shumë saqë një ditë të vijnë fëmijët tanë dhe të na pyesin: “Babi” ose “Mami: Kur do të pushojmë ndonjëherë?” dhe ti të mund të buzëqeshësh dhe ti shikosh në sy e tu thuash: “Kur të hyjmë në Xhennet inshAllah”.

Productivemuslim.com – Përktheu: Hekuran Helshani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit