5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Avionët pa pilot shkelin të drejtën ndërkombëtare

Më të lexuarat

Sisteme armësh pa pilot po bëhen gjithnjë e më tepër pjesë e arsenaleve ushtarake. Për përdorimin e tyre në Gjermani kërkohen sqarime.
Zëdhënësi për politikën e mbrojtjes të Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate në Bundestagun gjerman, Rainer Arnold sheh për një moment i hutuar në publik. Dikush atë sapo e ka quajtur një „fans të avionëve pa pilot“. Në fakt ai ndodhet në sallë me ftesë të Institutit Gjerman për të drejtat e njeriut, për të diskutuar për problematikën e avionëve luftarakë pa pilot. Ai nuk është fans i këtyre armëve, por së bashku me të tjerët në podium – një juristi të së drejtës ndërkombëtare, dy politikanëve të politikës së jashtme dhe një veprimtari të të drejtave të njeriut – ai është i mendimit se luftërat e ardhshme nuk mund të përfytyrohen më pa avionë pa pilotë. „Ka arsye të forta që kjo teknologji të zhvillohet edhe në Evropë“, thotë politikani. „Por për këtë nuk ka ngut. Ne mund t’i diskutojmë të gjitha gjërat me qetësi.“

Legjitimim i dyshimtë i përdorimit të këtyre armëve
Në Gjermani, javët e fundit u diskutua me mjaft pasion për blerjen e disa avionëve pa pilot për ushtrinë gjermane. Kjo sepse përvoja e përdorimit të këtyre armëve nga SHBA kundër luftërëve kundërshtarë në Pakistan dhe Jemen, nga pikëpamja gjermane dhe evropiane është tronditëse. Presidenti i SHBA vendos për vrasjen e njerëzve, që kategorizohen si kërcënim. „Faktikisht, ata që vriten nuk janë vetëm njerëz të caktuar, por grupe të tëra njerëzish, që përshtaten me një profil të caktuar sjelljeje.“ Kështu mendon Peter Rudolf, nga Grupi Studimor Amerika i Fondacionit Shkenca dhe Politika.
Angazhimet argumentohen me konceptin e turbullt të luftës kundër terrorit, në të cilën përcaktohen objektiva pa kufij të prerë. Kufijtë për përdorimin e avionëve pa pilot në luftime janë me të vërtetë të ngushtë. „ Kur këta avionë i përdor në territorin e një shteti tjetër, për vetëmbrojtje, atëherë prej atje duhet të kërcënojë një rrezik i armatosur,“ thotë Andreas Zimmermann, i cili drejton Katedrën e Së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Potsdamit. Madje edhe nëse bëhet fjalë për sulme joshtetërore, pra për grupe terroriste, të paktën një agresion duhet të qendrojë në prag të derës. Në përgjithësi një situatë e tillë nuk paraqitet, thotë Zimmermann, i cili e vlerëson si shumë problematike sjelljen aktuale të SHBA. Para së gjithash duhet garantuar që të mos vriten civilë. Për ekspertin e mbrojtjes së SPD-së, Arnold, situata është e qartë: „Këtu nuk ka nevojë për sqarime juridike.“ Nga pikëpamja juridike nuk ka dallim, nëse një sulm bëhet me avion me pilot apo me avion pa pilot. Megjithatë, zgjedhja e mjeteve përcakton rezultatin. Arnold kujton se „me një avion pa pilot, dikë nuk mund ta arrestosh, por vetëm ta vrasësh.“

Luftë pa rrezik

Një shkak i rëndësishëm, që i bën avionët e telekomanduar luftarakë kaq atraktivë për ushtarakët dhe qeveritë ka të bëjë me qendrimin në popull. Jo vetëm në Gjermani shumica e njerëzve sheh pa dëshirë që ushtarët të dërgohen në angazhime të rrezikshme larg atdheut. Por, e për këtë ekspertët ushtarakë janë të të njëjtit mendim, skenaret e ardhshme të krizave janë globalë. Një avion luftarak pa pilot këtu duket si rrugëdalja perfekte: „Qeveritë dhe parlamentat vendosin me lehtë pro angazhimeve në luftw, kur në to nuk rrezikohen ushtarët e tu,“ pranon Arnold.
Juristi Zimmermann është i shqetësuar për të ardhmen e së drejtës ndërkombëtare humanitare. „Dispozitat e mbrojtjes funksionojnë sepse viktimë mund të bëhet çdo palë“, shpjegon ai. „Kur tani njëra palë bëhet e pacënueshme, atëherë edhe pala tjetër mund të thotë: as ne nuk e vrasim mendjen më gjatë dhe do të vrasim me kalashnikov këdo që na del përpara.“/dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit