Dikush bombardon, jo për të bërë luftë, por për t’i lënë njerëzit në pasiguri… në ankth… në brishtësi.
Sikur goditjet të mos jenë mbi objektiva, por mbi vet kuptimin e gjërave.
Sikur duan të thonë: mos ndërtoni, mos ëndërroni, mos besoni në të nesërmen…
Sepse e nesërmja i përket atij që zotëron qiellin, jo atij që banon tokën.
Por toka ka mësuar, pas gjithçkaje që ka kaluar,
që njerëzit kanë një zë që nuk qëndron vetëm në fyt,
por edhe në gur, në pemë, dhe në dorën e fëmijës që vizaton një shtëpi që nuk bombardohet.
Në kohë shtypjeje, heshtja ishte mjet mbijetese,
por sot, heshtja është bërë tradhti, siç tha Frantz Fanon:
“Kur i shtypuri gjen zërin e tij, nuk mund të heshtë më… sepse heshtja bëhet tradhti.”
Dhe ndërmjet raketës dhe fjalës, fjala është bërë më e vërtetë, dhe ndërmjet frikës dhe mendimit, mendimi është bërë më i fortë.
Ai që bombardon sot, nuk ndjek një armik, por një ide:
që Siria ka një të ardhme që ndërtohet me vullnet, jo me imponim, që njerëzit janë lodhur duke qenë letra në një lojë që nuk kuptojnë rregullat e saj, dhe që, për herë të parë pas shumë kohësh, duan të jetojnë, jo vetëm të mbijetojnë.
Dhe sa i marrë është ai që mendon se avionët mund të bombardojnë ndërgjegjen, ose se rrënojat mbjellin vetëm frikë…sepse nga rrënojat nganjëherë mbijn edhe një pemë lirie.
– Dr. Ali Al-Hulij
