17.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Autoritetet turke dënojnë sulmin ndaj xhamisë në Gjermani

Më të lexuarat

Ministria e Jashtme e Turqisë u bën thirrje autoriteteve gjermane që të kryejnë veprimet e duhura ligjore duke i gjetur dhe nxjerrë para drejtësisë të dyshuarit neonazistë lidhur me sulmin me kryq të thyer kundër një xhamie në qytetin Gladbeck të Gjermani

 

 

“Ne presim nga autoritetet e qytetit të Gladbeck që të gjejnë autorët e sulmit dhe të kryejnë veprimet e nevojshme ligjore. Incidentet më të këqija në të ardhmen do të parandalohen duke i nxjerrë autorët para drejtësisë”, thotë Ministria e punëve të Jashtme të Turqisë në një deklaratë të shkruar që ka postuar në faqen e saj të internetit në lidhje me sulmin me kryq të thyer kundër një xhamie në qytetin Gladbeck, në landin gjerman të Vestfalisë së Renit Verior.

“Ne kemi mësuar me keqardhje të thellë se xhamia e Unionit Turko-Islam të Çështjeve Fetare (DITIB) në qytetin e Gladbeck, është sulmuar nga persona të panjohur të hënën në mëngjes rreth orës 03.00 duke vizatuar me bojë spërkatëse (spray) mbi muret dhe derën e xhamisë simbole raciste dhe shkrime fyese”, shkruan MPJ turke në komunikatën e saj ndërsa bën të ditur se rasti, i cili po hetohet nga policia lokale, po ndiqet nga afër edhe nga Konsullata e Përgjithshme Turke në Mynster.

“Ne presim që autoritetet e qytetit mik të Gladbeck, me të cilin në ditët që lamë pas kemi festuar 25-vjetorin e binjakëzimit me qytetin turk Alanya, të gjejnë autorët dhe të ndërmarrin procedurat e nevojshme ligjore. Nxjerrja e autorëve para drejtësisë do të parandalojë përsëritjen e incidenteve më të rënda në të ardhmen. Me këtë rast duam të theksojmë edhe një herë shqetësimin tonë lidhur me rritjen që vihet re kohët e fundit në numrin e sulmeve raciste dhe islamofobike ndaj xhamive turke në Gjermani. Duhet të kuptohet mirë se sulme të tilla nuk u drejtohen vetëm myslimanëve, ato paraqesin gjithashtu një kërcënim të përbashkët, veçanërisht për vendet ku ato zhvillohen dhe për tërë njerëzimin”,- përfundon komunikata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit