Australi, peshkaqeni shqyen vajzën serfiste

Më të lexuarat

Një vajzë adoleshente ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një peshkaqen teksa bënte sërf në brigjet perëndimore të Australisë, ditën e hënë.

17-vjeçarja është kafshuar në një nga këmbët e saj që është këputur nga forca e madhe e nofullave të peshkaqenit.

Ajo u nxorr në breg nga i ati i cili ndodhej pak metra më tej dhe dëgjoi ulërimat e së bijës.

Edhe pse e dërgoi menjëherë në spital, vajza nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.

Në momentin e sulmit, në vendin e ngjarjes ndodheshin edhe e ëma dhe dy vëllezërit e vegjël.

Ngjarja ndodhi në Esperance, një vend i njohur për praktikuesit e sërfit, por ku ka ndodhur një tjetër sulm i ngjashëm rreth 3 vite më parë kur serfisti Sean Pollard humbi një krah pas sulmit të peshkaqenit.

“Është hera e dytë që shoh diçka të tillë, në të njëjtin vend. Mund të kishte qenë djali im”, tha peshkatari profesionit Neville Manstaid për një gazetë australiane.

Plazhi do të qëndrojë i mbyllur për të paktën 48 orë, derisa autoritetet të kryejnë hetimet.

Nuk dihen përmasat e peshkaqenit që kreu sulmin, por mësohet se ai ka qenë gjigand dhe i bardhë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit