20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Atmosfera nga Qabeja, ja çfarë na përcjellin besimtarët shqiptar nga ky vend i shenjtë

Më të lexuarat

Festa e Fitër Bajramit ka trokitur në derë. Në Meke, në vendin e shenjtë në Qabe po mbizotëron një atmosferë gjigande festive, ku besimtarët musliman e kanë mbushur xhaminë që nga mes nata.

Një musliman shqiptar, që ka shkuar për të kaluar 10 ditët e fundit në këtë vend na e përshkruan atmosferën. Ai thotë: “Xhamia brenda është e mbushur që nga mesi i natës, besimtarë të shumtë po presin të falin sabahun dhe namazin e Bajramit. Rrugës kemi parë se nuk ka asnjë hapësirë më të vogël që nuk është e mbushur nga xhematli që me dëshirë të flaktë po presin të falin sabahun dhe namazin e Fitër Bajramit.”

Ai shprehet se në atë vend ka shumë njerëz nga vende të ndryshme të botës, ku po komunikojnë përmes teknologjisë me familjet e tyre për të treguar atmosferën që po mbretëron. Ajo që vlen të theksohet është se Pejgamberi alejhi selam ka thënë se umreja në Ramazan është sikur kryerja e haxhit me të.

 

Vëllau jonë shqiptar musliman, që gjendet në këto momente në këtë vend të shenjtë, me plot besimtarë të tjerë musliman shqiptarë përshkruan gjendjen duke thënë: “Me gjithë numrin e madh të njerëzve po mbretëron qetësia, zemërgjerësia dhe mirëkuptimi mes njerëzve, në mënyrë që këtë adhurim ta kryejnë sa më mirë.”

Ai tregon se sapo mbaruan namazin e sabahut, ku imami lexoi ajete që flasin për urdhërimin për të mbajtur drejtësi, për të bërë bamirësi dhe solidaritet. Ndërsa në rekatin e dytë lexoi ajetet që flasin për Kuranin, se si ai hap horizontet dhe mbron nga djalli kur cyt.

Pas namazit fillon koha kur besimtarët bëjnë tekbire deri në namazin e Bajramit. Një pjesë e besimtarëve këtë kohë e kalojnë në madhërimin ndaj Allahut, e disa të tjerë bëjnë tavaf vullnetare ose të Umres që kanë filluar./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit