8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

ATË QË UA JEP MUHAMEDI ALEJHI SELAM, ATË MERRENI, E ATË ÇKA UA NDALON AI, LËNIE!

Më të lexuarat

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

فَلَا وَرَبِّكَ لَا يُؤْمِنُونَ حَتَّىٰ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لَا يَجِدُوا فِي أَنْفُسِهِمْ حَرَجًا مِمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُوا تَسْلِيمًا

” Betohem në Zotin tënd, se ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, përderisa mos të marrin ty për arbitër, për ato konflikte që ekzistojnë ne mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dëshprimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.”
(Nisa: 65).

وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ وَلَا مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَمْرًا أَنْ يَكُونَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ ۗ وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالًا مُبِينًا

” Dhe nuk është për besimtarin dhe besimtaren – kur Allahu dhe Pejgamberi i Tij e caktojnë një gjë – ata të bëjnë zgjedhje në atë gjë.
Kush e kundërshton Allahun dhe Pejgamberin e Tij, ai me siguri ka humbë.”
(Ahzab: 36).

إِنَّمَا كَانَ قَوْلَ الْمُؤْمِنِينَ إِذَا دُعُوا إِلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ أَنْ يَقُولُوا سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا ۚ وَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ

” Vetëm është fjala e besimtarëve, kur ata të thirren te Allahu dhe Pejgamberi i Tij, që t’i gjykojë në mes tyre, për të thonë: “Dëgjojmë dhe përulemi!”
Dhe, këta me siguri janë të shpëtuar.”
(Nurë: 51).

فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَنْ تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيم.

” Le të kenë frikë ata që i kundërshtojnë urdhërit të tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godas ata dënimi i dhembshëm.”
(Nurë: 63).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë:
Ka thënë Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,-:
” I gjithë umeti im do të hyjnë në xhenet përveç atyre që refuzojnë!
Sahabët pyetën: E kush janë ata që refuzojnë o i Dërguari i Allahut?
Ai,- salallahu alejhi ue selem!,- iu përgjigj sahabëve duke iu thënë:
” Kush më bindet mua ai do të hyjë në xhenet, ndërsa kush nuk më bindet mua(sunetit, rregullave të mia) ai veçse ka refuzuar(sunetin tim dhe hyrjen në xhenet).”
(Shënuan: Buhariu: 13/239(7280).

Komentim i përgjithshëm:

Bindja ndaj Muhamedit alejhi selam dhe refuzimi i çdo fjale e kujdo qoftë prej krijesave, kur thotë diçka pejgamberi alejhi selam.

Kjo njëherit është edhe shtylla e dytë, mbi të cilat ndërtohet Islami(dmth. Dëshmia se Muhamedi është i Dërguari i Allahut).

Feja ngrihet(ndërtohet) mbi dy shtylla bazore, e ato janë:
1. Qê mos të adhurohet askush pos Allahut dhe
2. Bindja dhe nënshtrimi ndaj Muhamedit alejhi selam(ndaj urdhërave dhe ndalesave të tij).

Nuk ka rrugë tjetër e cila shpie drejtë udhëzimit, lumturisë dhe shpëtimit nga fitnet(sprovat) e ndryshme përpos se përmes rrugës së bindjes ndaj Muhamedit alejhi selam.

Njashtu, nuk ka rrugë më të sigurt e cile shpie nê xhenetin e Allahut, përpos se përmes rrugës së bindjes ndaj Muhamedit alejhi selam.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

1. Obligueshmëria ndaj bindjes, nënshtrimit dhe rrespektimit të Muhamedit alejhi selam.

2. Obligueshmëria e anashkalimit, refuzimit të çdo thënie e kujdo qoftë ajo nga krijesat e Allahut, para thënies(fjalës) së Muhamedit alejhi selam.

3. Një nga shkaqet kryesore e hyrjes në xhenet është bindja ndaj Muhamedit alejhi selam.

4. Mosrrespektimi, mosbindja, mosnënshtrimi dhe refuzimi i Muhamedit alejhi selam apo fjalëve të tij, është shkak kryesor i hyrjes nê fitnet(sprovat) e ndryshme dhe në dënimet e ndryshme(në dunja dhe ahiret).

Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim
Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit