22 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Assadi përdorë sërish bombat fuçi

Më të lexuarat

Helikopterët e regjimit të Bashar Al Assad kanë hedhur bomba me fuçi në zonat e opozitës në jugperëndim të premten për herë të parë në një vit, tha një monitorues i luftës dhe një luftëtar i opozitës.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitores i luftës siriane me bazë në Britani, tha se helikopterët e regjimit të Assad kishin hedhur më shumë se 12 bomba në territorin e mbajtur nga opozita në verilindje të Dera’as, duke shkaktuar dëme.
Abu Bakr al-Hassan, zëdhënës i grupit të opozitës Jaish al-Thawra, tha se municionet ishin hedhur në tre qytete dhe fshatra.
Bashar al-Assad është betuar të rimarrë zonën që kufizohet me Jordaninë dhe Golanin e pushtuar nga Izraeli.
Televizioni shtetëror sirian tha të premten se njësitë e ushtrisë kishin vënë në shënjestër “lëvizjet e terroristëve” në zonë.
Një ofensivë e madhe rrezikon një përshkallëzim më të gjerë, pasi Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Damaskun se do t’i përgjigjet shkeljeve të zonës”de-eskalimit” të ndërmjetësuar nga Uashingtoni dhe aleatët rusë të Asadit.
Të enjten, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se kishte raportuar se regjimi i Asadit kishte “shkelur zonën e de-eskalimit në jugperëndim dhe filloi sulme ajrore dhe sulme me raketa”, dhe paralajmëroi për “pasoja serioze”.
Përdorimi i regjimit të bombave me fuçi të premten teston pozicionin e SHBA, tha Hassan, zëdhënësi i opozitës, grupi i të cilit lufton nën flamurin e ushtrisë së lirë siriane (FSA).
“Unë besoj se po testohen dy gjëra: qëndrueshmërinë e luftëtarëve të FSA dhe shkallën e angazhimit të SHBA-së ndaj marrëveshjes së de-eskalimit në jug,” i tha ai Reuters.
Regjimi i Asadit ka mohuar përdorimin e bombave me fuçi, kontenierë të mbushur me materiale eksplozive që janë hedhur nga helikopterët dhe të cilat nuk mund të shënjestrojnë saktësisht. Megjithatë, hetuesit e Kombeve të Bashkuara kanë dokumentuar gjerësisht përdorimin e tyre gjatë konfliktit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit