12.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Artisti sirian nga Idlibi mbështet me grafite palestinezët

Më të lexuarat

IDLIB (AA) – Artisti sirian i grafiteve, Aziz Esmer, me pikturat e tij në muret e dëmtuara nga sulmet ajrore në Idlib të Sirisë jep mesazhe në mbrojtje të paletinezëve dhe reagime kundër persekutimeve izraelite që vazhdojnë në Palestinë.

Artisti 35 vjeçar Esmer që jeton në rajonin Binnish të Idlibit, që prej një viti në muret e ndërtesave të shembura në sulmet ajore të regjimit të Asadit vizaton piktura të cilat përshkruajnë luftën e brenshme në Siri.

Ai në muret e rralla që kanë mbetur pa u shembur në mesin e rrënojave pikturon edhe grafite që tregojnë rezistencën e popullit palestinez.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) Esmer tha se “Ky grafit në mur shpjegon rezistencën e një palestinezi në karrocë me rrota dhe me llastiqe në dorë, i cili ka marrë pjesë në intifadën e popullatës në Gaza. E kam pikturuar pranë flamurit të popullit të lirë sirian. Persekutimi dhe masakrat që palestinezët kanë përjetuar në 70 vite janë të njëjta me ato që ne kemi përjetuar në 7 vite”.

Esmer thotë se pikturat i ka bërë që të tregojë se në përvjetorin e 70-të të “Nakba”-s fytyrat dhe plagët e palestinezëve dhe sirianëve janë të ngjashme. “Pavarësisht nga të gjitha pikëllimet dhe dhimbjet që kemi përjetuar, ne për palestinezët lutemi që Allahu t’i bëjë ata të triumfojnë”, tha artisti sirian i grafitit.

Në grafitet e mëparshme të Esmer-it, ka patur mesazhe të tilla si “Liri për Mesxhid-i Aksa”, “Shpresë”, “Merrni kampet tuaja, na ktheni atdheun”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit