10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Arrestohet sulmuesi i dyshuar islamofobik që theri me thikë adoleshentin në Gjermani

Më të lexuarat

Një person që bërtiste me fyerje anti-muslimane në tramvaj dhe më pas theri një të ri me thikë të premten mbrëma është arrestuar, bëri të ditur sot policia gjermane.

I dyshuari 27-vjeçar pranoi fajësinë për sulmin me thikë pasi u arrestua nga forcat speciale të policisë në shtëpinë e tij në qytetin verior të Bremenit.

Policia njoftoi se ai u dërgua në një qendër mjekësore për ekzaminim psikiatrik.

Viktima 16 vjeçare pësoi lëndime jashtë rrezikut për jetë në qafë dhe po merr trajtim në një spital.

Në Gjermani po vërehet një rritje e islamofobisë në vitet e fundit të nxitur nga propaganda e partive të ekstremit të djathtë, të cilat kanë shfrytëzuar frikën mbi krizën e refugjatëve dhe terrorizmin./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit