5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Arrestohet përgjegjësi për kamerat e sigurisë te burimi i ujit në Deçan

Më të lexuarat

Një zyrtar përgjegjës për kamerat e sigurisë te Gryka e Deçanit është arrestuar dje pasi që u vërtetua që kamerat ishin jo funksionale tash e dy muaj në këtë zonë.

Arrestimi vie pasi mbi 1500 persona në Deçan shfaqën simptoma të helmimit që nga data 10 korrik.

Sipas testimeve të fundit të bëra nga Instituti i Shëndetit Publik doli që një pjesë e ujit të pijes nga ujësjellësi “Hidrodrini” është i kontaminuar me baktere.

Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë, për Radion Evropa e Lirë ka konfirmuar arrestimin e këtij zyrtari.

“I njëjti dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare përderisa ka qenë përgjegjës i laurës në Grykën e Deçanit”, tha Nikqi.

Kujtojmë se Prokuroria e Pejës është duke vazhduar hetimet lidhur me shkaktarin e helmimeve në Deçan.

IKSHPK është duke kryer analiza të vazhdueshme të ujit, ndërsa disa mostra të pacientëve të helmuar është thënë se do të dërgohen për testim jashtë Kosovës.

Në njoftimin për media të lëshuar të premten, IKSHPK-ja tha se në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13 korrik nga rajoni i Deçanit, “janë identifikuar disa baktere jopatogjene” dhe se ato “mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit