8.2 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Arrestohet mafiozi i dytë më i rrezikshëm në Itali…duke ngrënë makarona

Më të lexuarat

I superkërkuari Italian, Marco Di Lauro i njohur ndryshe si bosi mafioz i Camorras është arrestuar gjatë ditës së djeshme në periferi të Napolit. Ai është personi i dytë më i rrezikshëm në Itali pas Matteo Messina Denaro dhe gjithashtu ka qenë në kërkim prej 14 vitesh.

Policia e gjeti në shtëpinë e tij duke ngrënë pasta, ndërkohë që ishte së bashku me partneren në një lagje në Napoli. Akuza që rëndonte mbi Di Lauron ishte për organizatë kriminale e tipit mafioz si dhe për një sërë krimesh të tjera në vitin 2006, ndërkohë që janë zhvilluar kërkime për të edhe në nivel ndërkombëtar.

Vendi ku Di Lauro u arrestua ishte gjatë gjithë kohës në vëzhgim. Pasi forcat e policisë u siguruan që i kërkuari ishte në shtëpi hynë menjëherë duke e mbyllur më pas operacionin me vënien e tij në pranga.

Di Lauro është dënuar me burgim të përjeshtshëm për vrasjen e Attilio Romano, i cili mbeti i vrarë gabimisht në janar të vitit 2005 gjatë një përleshje me armë. Grupi Di Lauro ka qenë protagonist gjatë viteve 2003-2005 të një prej gjakmarrjeve më të përgjakshme në Camorra.

Shkak për të ka qenë kontrolli i trafikut të drogës në këtë zonë pasi disa ish-pjesëtarë të kësaj bande donin të dilnin më vete, por u përplasën me pjesëtarët e tjerë besnik në këtë grup. Di Lauro mes tyre kishte nofkën ‘Ciruzzo’ ose ‘milioneri’ dhe konsiderohej gjithnjë si më i zgjuari. Marco Di Lauro është djali i katërt i bosit Paolo Di Lauro./Opinion

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit