6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Arabi Saudite, raketë balistike jemenite kundër Riadit

Më të lexuarat

Rebelët jemenitë pro-iranianë Houthi kanë njoftuar se kanë lëshuar një raketë balistike drejt Arabisë Saudite, këtë herë duke marrë në shënjestër pallatin mbretëror të Riadit.

Një shpërthim i fortë është dëgjuar në kryeqytetin saudit, me një re të dendur tymi që është ngritur në qiell. Autoritetet kanë raportuar se raketa jemenite është interceptuar në ajër dhe është shkatërruar.

Një ngjarje e ngjashme u shënua edhe në fillim të muajit nëntor, me raketën balistike që u shkatërrua mbi Aeroportin e Riadit nga sistemi i mbrojtjes antiraketore të mbretërisë.

Pas incidentit të parë reagoi Princi i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili akuzoi Iranin për “akt agresioni të drejtpërdrejtë ushtarak” ndaj vendit të tij, për shkak se ka furnizuar me raketa rebelët në Jemen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit