9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Apple sjell MacBook Pro me Retina Display!

Më të lexuarat

Bashkë me azhurnimin e modeleve të saj të laptopëve MacBook Pro me procesorët e fundit të Intel, Apple gjithashtu ka bërë publik edhe modelin e ri të MacBook Pro me ekranin me diagonale prej 15.4 inç.

Mirëpo, në modelin e ri të MacBook Pro karakteristika më e dallueshme është ekrani me xhamin Retina, e cila sjell rezolucion masiv prej 2880 x 1080 piksel, si dhe dizajnin e hollë i cili është i ngjashëm me atë të MacBook Air.

Gjenerata e tretë e MacBook Pro vjen me procesorin quad-core 2.7GHz core i7 Intel Ivy Bridge me Turbo Boost prej 3.7GHz që sjell edhe procesorin Core i5. 

Karakteristika tjera të MacBook-ut të ri përfshijnë edhe 16GB RAM 1600MHz RAM, NVIDIA GeForce GT 650m, si dhe 768GB memorie, dhe baterinë që jeton deri në 7 orë. 

Për më tepër, MacBook Pro përfshin edhe dy porte Thunderbolt, HDMI USB 2 dhe USB 3, plus Bluetooth 4.0, 802.11n WiFi, ndërsa çmimi i këtij modeli të ri të laptopit të Apple fillon prej 2199 dollarë. / Telegrafi / kohaislame /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit