20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Apple, kompania më e vlefshme e historisë!

Më të lexuarat

Apple, kompania me të ardhurat dhe fitimet më të larta në botë, është tashmë edhe kompania më e vlefshme në të gjithë historinë e njerëzimit, me një vlerë të përafërt prej 623 miliardë dollarësh në treg.

Tashmë, kompania në të cilën Steve Jobs ishte bashkëthemelues, ka thyer rekordin e vendosur në vitin 1999 nga “Microsoft”, i cili në atë vit arriti vlerën e tij më të madhe të tregut, me 620,58 miliardë dollarë.

Lajmi për këtë arritje të “Apple” vjen në prag të lëshimit të të shumëpriturit “iPhone 5” dhe mbase një “iPad” më të lirë, produktet që pritet të rrisin edhe më tej vlerën dhe fitimet e kompanisë.

Konfirmimi si kompania më e suksesshme në të gjithë historinë e njerëzimit pati një impakt të menjëhershëm në bursa, me vlerën e një aksioni të “Apple” që arriti në 664,7 dollarë në bursën e Nju Jorkut në mesditë, ose 15% (2,3%) më shumë se kuotimi me të cilin u mbyll java e shkuar.

Aktualisht, “Apple” është duke planifikuar edhe diversifikimin e produkteve të tij, duke u përfshirë në tregun e aksioneve./INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit