30.7 C
Pristina
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Apple dhe smart working, nga shtatori të gjithë në zyrë për 3 ditë në javë

Më të lexuarat

Një komunikim i brendshëm njofton punonjësit e Apple për ndryshim rregullash për smart working, duke nisur nga shtatori. Mbetet vullnetare puna nga shtëpia për dy ditët e tjera

 

Rikthim në punë, edhe në ato zyra kur në fillim të pandemisë u mor vendimi për të punuar në distancë (smart working) në mënyrë radikale. Apple u ka nisur një njoftim të brendshëm punonjësve, me rregulla të reja që do të zbatohen nga shtatori. Të gjithë do të kthehen në tryezat e punës në zyrë, për të paktën tre ditë në javë – shkruan Ceo i Apple, Tim Cook. Për dy ditët e mbetura, secili mund të zgjedhë nëse do të punojë në shtëpi ose jo. Vetëm në rastin se do të duhet të merret me detyra që kërkojnë praninë në zyrë “me kohë të plotë”. Por është edhe mundësia për të bërë kërkesë për të punuar në distancë për dy javë në vit (por duhet të marrë miratimin nga drejtuesi).

“Pavarësisht asaj që mundëm të bëjmë ndërkohë që punonim në shtëpi, e vërteta është se kemi humbur diçka të rëndësishme vitin e fundit – vetveten – shkruan Tim Cook, siç raporton The Verge. – Videokonferencat shkurtuan distancën mes nesh, sigurisht – por disa gjëra nuk mund të zëvendësohen. E di se nuk jam i vetmi të cilit i mungon gjallëria e punës, energjia, kreativiteti dhe bashkëpunimi në takimet ballë për ballë, si dhe ndjesia e komunitetit që kemi ndërtuar”.

Çfarë kanë vendosur kolosët e tjerë të teknologjisë

Me pak fjalë, Apple ka marrë vendimin për t’iu rikthyer normalitetit, brenda gjithë zyrave në botë. Pavarësisht se viti i pandemisë ka rritur të ardhurat e kolosit të teknologjisë me 50 për qind, vit pas viti. Të njëjtën strategji ka ndërmarrë edhe një tjetër gjigant i teknologjisë, Google, i cili njoftoi rregulla të ngjashme për rikthimin në zyrë, duke nisur nga muaji shtator: të paktën tre ditë pune në zyrë. Ata të cilët duan të punojnë më shumë se 14 ditë në distancë (e deri në një afat 12-mujor, në raste të jashtëzakonshme) duhet të paraqesin kërkesë për këtë gjë.

Sot, 200 mijë punonjësit e Google mund të punojnë në zyrat e tyre, por në mënyrë vullnetare. Microsoft i ka rihapur zyrat, duke ruajtur një linjë pune hibride. Me pak fjalë ndërthurja e smart working me praninë në punë. Kushtet e punës të kompanive të tjera teknologjike janë më elastike. Facebook u ka dhënë “dritë të gjelbër” punonjësve të punojnë në afat të gjatë në distancë, mjafton që të jetë e miratuar nga menaxheri.

Sipas drejtuesit të Facebook, Mark Zuckerberg, gjysma e punonjësve do të punojnë në distancë brenda dhjetë vjetëve. Të njëjtën ide ka edhe Twitter, i cili njoftoi një politikë të ngjashme në maj 2020 – ata që do të duan, mund të punojnë nga shtëpia, për gjithnjë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit