Apel për një lexim global kundër regjimit të Asad-it

0
58

 

Festivali Ndërkombëtare i Letërsisë në Berlin (ilb) u bën thirrje intelektualëve, shkrimtarëve, artistëve, institucioneve kulturore, shkollave, universiteteve, radiove dhe stacioneve televizive, për të marrë pjesë në një lexim global më 23 prill 2012, në Ditën Botërore të Librit. Pjesë nga ditari për luftën e Sirisë nga autorja Samar Yazbezk do të lexohen edhe para ambasadave siriane. Yazbek ka dokumentuar në ditarin e saj ngjarjet në Siri që nga fillimi i rebelimit të vitit të kaluar. Ajo është gjithashtu nënshkruese e ankesës. Tekstet nga ditari i saj do të vihen në dispozicion për t’u lexuar në arabisht, anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Samar Yazbezk, autore dhe aktiviste, tani jeton në Francë.

Leximi dhe një minutë heshtje do t’u kushtohet viktimave të revoltës.

“Fëmijët sirianë janë duke u vrarë, femra siriane është duke u përdhunuar dhe kufomat e tyre po hidhen gjatë natës. Qytetet janë nën rrethim dhe duke u plaçkitur derisa djemtë e rinj janë burgosur, torturuar dhe vrarë. Regjimi i Sirisë ka shërbimet e tij të sigurisë dhe forcën e ushtrisë dhe artilerisë për të bombarduar dhe vrarë njerëz të pafajshëm.Protuesuesit mbanin një sllogan paqësor dhe kërkesa paqësore. Qeveria u përgjigj me vrasje, terror dhe okupim të qyteteve. I vetmi grup i armatosur, i cili po kryen vrasje dhe po shpërndan terror në këtë vend është grupi i Bashar Al Assadit dhe klanit të tij”, shkruan në këtë thirrje për mbështetje. Të dashur miq, kur do të flisni në këndvështrimin e barbarisë që po ndodh? Kur do të pushoni, thjesht, së vëzhguari të kësaj tragjedie, të cilën po e vuan populli ynë. Kjo është thirja jonë drejtuar botës”, për të vazhduar më tej me thirrjen “Qohuni, për të shpëtuar popullin sirian nga vdekja!

Feim Azemi