Grupi i Parë
E urren muslimanin dhe Islamin sepse ashtu i është ushqyer nga feja e tij. Manipulojnë, shpifin, kundër Islamit. Hapur nxisin urrejtje kundër shamive, xhamive, ezanit, Bajramit etj.
Hapur përçmojnë dhe diskriminojnë. Dhe po të mundeshin këta do të vepronin njëlloj si Millosheviçi me muslimanët boshnjakë. Duan gjak muslimanësh njëlloj si serbët, grekët, Millosheviçi, Vuçiçi, Zerva.
Po ashtu vlen për t’u theksuar se nga ky grup, por të kamufluar nën petkun e “laicitetit”, vijnë dhe ata nga të cilët qeveriset Shqipëria ndër dekada, sidomos 35 vitet e fundit. Këta kanë në dorë historiografinë/akademinë e shkencave, kanë në dorë vendimet politike, ekonomike dhe ushtarake.
Pra, faktori i jashtëm në bashkëpunim me këtë shpurë punojnë ditë-natë për de-islamizimin e trojeve shqiptare (duke mos ofruar asnjë perspektivë të rinjve, vetëm varfëri). Pra, duke shtyrë shtyllën kryesore të kombit shqiptar (muslimanët) që të emigrojnë dhe të asimilohen atje ku zënë vend.
Kështu duke zvogëluar/de-islamizuar trojet shqiptare.
Grupi i Dytë
Vijnë edhe nga radhët me emra muslimanë. Këta janë plot komplekse inferioriteti. E refuzojnë Islamin pa e njohur atë! Pra kanë rënë pre e manipulimeve dhe trushpëlarjeve të grupit të parë.
Këta e shohin Islamin si të prapambetur dhe si bllokim për zhvillimin e vendit.
Siç u përmend, ky grup janë viktima të asaj çfarë gatuan grupi i parë. Sepse po ta njihnin Islamin do ta kuptonin se falë civilizimit islam kemi dhe algoritmin dhe algjebrën… pa të cilat sot këto telefonat dhe kompjuterat dhe jo vetëm, nuk do të ekzistonin nëpër botë.
Si konkludim: Muslimanët shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen, të bëhen bashkë që të mbrojnë veten dhe interesat kombëtare.
Sepse në fund të fundit muslimanët shqiptarë janë shtylla kryesore e kombit. Janë shumica e cila po shtrydhet nga pakica antikombëtare antimuslimane.
Azem Kovaçi. Prill 2026
