Ankthi i Humbjes
Në netët e fundit të muajit Ramazan, shpirtrat pushtohen nga një ndjenjë tensioni, si të ishte koha që u rrëmbehet nga duart.
Duan të luten, të lexojnë, të falen, të japin sadaka.
Por, për kë të luten? Për veten e tyre? Për prindërit? Për familjen dhe fëmijët?
Çfarë të kërkojnë? Xhenetin dhe shpëtimin nga zjarri? Apo detajet e Ahiretit? Apo udhëzimin dhe suksesin?
Për pendimin? Për nevojat? Për brengat? Për dhimbjet?
Pyetjet renditen para syve:
A ta përfundoj leximin e Kuranit? Apo të falem? Të bëj istigfar apo tesbih? Të them duatë e transmetuara apo lutje personale?
Dhe kështu nata mbyllet,
e shpirti qëndron mbi majat e gishtave, si të ishte në një shesh me margaritarë të çmuar, duke dashur të marrë nga çdo gjë, por koha po mbaron.
Po sikur ta jetonim gjithë jetën me këtë shpirt, të nxitonim në punë të mira para se të shuhemi e të ikim?
Po sikur flaka e frikës të mbetej gjithmonë e ndezur në shpirtrat tanë dhe të na trondiste nga frika e mbylljes së derës?
Çfarë shpirtrash do të ishim? Shpirtra të etur pas çdo të mire,
sikur gjithçka të përfundonte tani…
Përfito!
Bëje një tesbih, një tehlil, një rekat, një dua, një sadaka!
✍ Dr. Abdullah bin Belkasim
